Albspirit

Media/News/Publishing

Nuk ndalen spastrimet e Kim Yong, vritet edhe një zëvendëskryeministër

kim

Nuk kanë të ndalur spastrimet në Korenë e Veriut.  Qeveria në Seul konfirmon se është vrarë edhe zëvendëskryeministri. Ndërsa një ditë më parë u njoftua se ishin ekzekutuar me kundër ajror dy zyrtarë njëri prej të cilëve u dënua sepse ishte përgjumur gjatë një debati ku ishte i pranishëm diktatori Kim Yong.

Kim asnjëherë  nuk i publikon spastrimet. Por sipas burimeve secrete të vendit nga 18 dhjetori 2011 në kohën kur Kim mori pushtetin  janë spastruar ose vrarë më shumë se njëqind e dhjetë personalitete. 70 prej tyre u vranë menjëherë pasi Kim erdhi në pushtet i cili mesa duket  nuk i besonte shumë prej bashkëpunëtorëve të babait. Vitin që shkoi u ekzekutua edhe ministri i mbrojtjes.

Spastrimet e diktatorit po bëhen më të shpeshta sepse në javët e fundit janë arratisur dy diplomatë të rëndësishëm.  E sipas të dhënave ata janë larguar duke marrë me vete shumë sekrete e një shumë të madhe parash. Mesa duket jo të gjithë zyrtarët e pëlqejnë diktatorin.

Please follow and like us: