Oktavio Pazz: Dy trupa
Dy trupa ballë për ballë
janë shpeshherë dy dallgë
dhe nata është oqean
Dy trupa ballë për ballë
janë shpeshherë dy gurë
dhe nata shkretëtirë
Dy trupa ballë për ballë
janë shpeshherë rrënjë
të pleksura me natën
Dy trupa ballë për ballë
janë shpeshherë dy kama
dhe nata është vetëtimë
Dy trupa ballë për ballë
janë dy trupa qiellorë që bien
në një qiell të zbrazët.
Please follow and like us: