Perparim Kabo tregon mesuesen e mjere qe kerkonte 2 veze
Perparim Kabo ne nje postim te tij tregon nje ngjarje te ndodhur tek tregu afer shkolles Vasil Shanto.
Ai shkruan:
Isha duke bërë pazarin tek tregu perimeve dikupak më larg se shkolla Vasil Shanto. Tek hyja e dilja nga tregu për ti vën gjërat në makinë shikoja një grua në moshë e cila qëndronte tek hyrja. Jashtë tregut shesin në trotuar. Atje një grua shet vezë fshati. E pyeta ke vezë? Po tha kam 20 kokra. Ja një minutë i thashë sa t’marrë diçka dhe erdha. Tek hyra sërish gruaja që përmenda më lart më ndali gjithë edukatë duke më thënë; ” Më falni zotni një minutë”! -Po i thashë, ndalova hoqa kapelen dhe syzet.
Mendova se qe dikush që më kishte lexuar diku apo më kishte parë në TV.
-Ju dëgjova se do blini vezë, a ka mundësi që dy kokra të mi jepni mua sepse ajo nuk shet dy kokra ose 10 ose hiç!
Po i thashë dhe një lëmsh mu mblodh në fyt. I morra dhe i dhashë dy kokra dhe ngula këmbë për të mos ia marr lekët. Ajo ngulte këmbë jo.
“Kam qenë mësuesi më tha. Qafa qe rrudhur, fytyra e vyshkur dhe rrobat e vjetra dhe jo si për stinë, pantallona stofi blu me një bluzë të bardhë të trashë. E përqafova dhe ndjeva eshtrat në shpinën e saj. Mendova sa nxënës ka edukuar, ku janë ata sot? Dhe disa herë më përsëriti unë besoj në Zotë!
Ajo kishte sfidën e dy kokra vezë fshati për vaftin e saj dinjitoz e të ndershëm.
Iku dhe mendova se së paku nuk ia morra lekët, por se isha gabuar, ajo i kishte leshuar mbi banak. E shihja tek ikte dinjitoze dhe u mallëngjeva…the lëshova si pa vetdije fjalët sa keq,…kur shitësja më tregojë se ku jetojmë kur mu drejtua me fjalët: ” Çe vret mendjen po oooo”!
Oh mësuese që sta mësova emrin ti puth duart me shkumës, e më fal që nuk bëjmë atë që duhet dhe aq sa duhet…për njeriun!