Albspirit

Media/News/Publishing

Personaliteti i atdhetarit Aqif Pashë Elbasani

Ç’dihet për Aqif Pashë Elbasanin?

Aqif Pashë Elbasani (në foto, majtas) pas shpalljes së Pavarësisë në 1912 u emërua në administratën e shtetit të ri shqiptar.

Në 1913 Aqif Pashë Biçaku (siç quhet ndryshe) ishte prefekt i Elbasanit. E shndërroi Elbasanin në mbështetjen kryesore të qeverisë qendrore të drejtuar nga Ismail Qemali.

Në kohën e mbretërimit të Vilhelm Vidit (që pasoi për 6 muaj qeverisjen gati njëvjeçare të Ismail Qemalit) Aqif Pashë Elbasani u emërua ministër i punëve të brendshme, funksion që e mbuloi nga maji deri në fillim të shtatorit 1914.

Pas këtaj ministri i rendit u detyrua të linte vendin e të kalonte në emigracion politik, si të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit, së bashku me vetë kryetarin e shtetit, princ V. Vidin – të detyruar nga lëvizja e armatosur që shpërtheu në Shqipërinë e Mesme, e cila njihet me emrin “Lëvizja e Haxhi Qamilit” (Aqif Pashë Elbasani kishte zëvendësuar në maj 1914 pikërisht Esat Pashë Toptanin).

Nuk qëndroi gjatë në emigracion, në Bari të Italisë, ku u vendos në fillim. U kthye në Shqipëri në fillim të vitit 1915 dhe u vendos në Shkodër. Qyteti verior i vendit ishte shndërruar asokohe në një qendër të rëndësishme ku kishin gjetur strehim figura atdhetarësh të spikatur nga mbarë vendi, që nga jugu e në veri, madje që nga Çamëria e deri në Kosovë.

Vdiq në 1926. Disa nga botimet memorialistike e cilësojnë si patriot “të flaktë”, por “kokë fortë dhe inatçi”.

Please follow and like us: