Salvatore Kuazimodo: Ngjyrë shiu dhe hekuri
Kuazimodo hyri në letërsi në kohën kur mbizotëronte hermetizmi. Mund të thuhet se ekziston një periudhë e parë hermetike në krijimtarinë e Kuazimodos, në të cilën ekzaltohet fjala sugjestive dhe një moment i dytë midis hermetizmit dhe realizmit…
Thoshe: vdekje, heshtje, vetmi;
si dashuri, jetë. Fjalë
të imazheve tona të përkohshme.
Dhe era është çuar e lehtë çdo mëngjes
dhe koha ngjyrë shiu dhe hekuri
ka kaluar mbi gurë
mbi gumëzhimën e mbyllur e të mallkuarve.
E vërteta është ende larg
Pa më thuaj, njeri i madh mbi kryq,
dhe ti me duar të mëdha me gjak,
si do t’u përgjigjem atyre që pyesin?
Tani, tani: para se tjetër heshtje të hyjë në sy
para se tjetër erë të ngjitet
dhe tjetër ndryshk të lulëzojë.
Please follow and like us: