Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërthen Biba: Ndoka dhe Bezhani po bëjnë shantazhe

Shpërthen Biba: Ndoka dhe Bezhani po bëjnë shantazhe

Presidenti i Federatës së Mundjes Martin Biba ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka hedhur akuza të rënda në drejtim të atyre që kanë organizuar një Asamble në Shëngjin dhe kanë zgjedhur president të kësaj federate ish-deputetin Arben Ndoka. “Si president i Federatës së Mundjes dua të them se Viron Bezhani, Rauf Dimraj dhe Arben Ndoka kanë marrë këto iniciativa që në 30 maj të vitit 2015 dhe vazhdojnë të kërkojnë me çdo çmim këtë federatës. Dua të them se ajo Asambleje ka qenë e tërësisht e paligjshme dhe se unë kam mbështetjen e Federatës NDërkombëtare të Mundjes. Viron Bezhanit po i vjen fundi në krye të Komitetit Olimpimk Shqiptar dhe prej një viti po bën gjithçka që të sigurojë votat dhe një gjë të tillë e bën me elementë të inkriminuar dhe me presione të jashtëzakonshme te Shefat e Klubeve dhe trajnerët, Këta të fundit po largojnë nga puna dhe i po shantazhojnë me të gjitha mënyrat”, është shprehur ndër të tjera Biba.

Please follow and like us: