SKANDAL: Agjencia për punësim në Maqedoni mundëson punësim të prostitutës
Në ueb faqen zyrtare të Agjencisë për Punësim të Maqedonisë (APRM) ekziston opsioni për publikim të shpalljes për punësim të prostitutës, transmeton Gazeta Lajm. Këtë mundësi e ofron aplikimi për paraqitje elektronike të punësimeve të reja “e-punësimi” („е-работа“”, që dedikohet për persona jurdikë, fizikë dhe për agjenci për punësime të përkohshme edhe pse prostitucioni në Maqedoni është vepër penale që dënohet me ligj. Sipas këtij aplikacioni, palëve të regjistruara në sistemin “e-punësimi” gjatë publikimit të shpalljes për punësim të ri me shkollim të mesëm, në menynë e vendeve të punës – “profesion” ju paraqitet edhe opsioni për punësim të prostitutës, shkruan SDK.
Please follow and like us: