Skip to content
  • Politika
  • Aktualitet
  • Kadare
  • Bota
  • Dosje
  • Art
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Showbiz

Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali më i madh i korrupsionit në historinë e sportit

Nga Alessandro Cappelli

Parimi i salçiçes thotë se nëse kemi përpara diçka të mirë apo të bukur, është më mirë të mos e dimë se si është bërë ajo. Zakonisht kjo vlen për ligjet dhe politikën:më mirë të mos investigosh se çfarë fshihet pas marrëveshjeve, kompromiseve dhe shtrëngimeve të duarve. Por mesa duket kjo vlen edhe për botën e futbollit, dhe konkretisht për FIFA-n. Për një kohë të gjatë tifozët dhe spektatorët e thjeshtë i injoruan, zgjodhën që të mos u jepnin rëndësi skandaleve në lidhje me qeverisjen e futbollit, edhe kur ishin në qendër të lajmeve sëkronikës së zezë.

Tek e fundit, nëse pjata është e mirë, është mirë të mos bëni shumë pyetje sesi është gatuar ajo. Megjithatë, fillimi i botërorit të Katar ndryshoi çdo perspektivë. Faktet skandaloze që nëfillim u përhapën në rrjetet sociale dhe më pas në media, e kanë zbehur interesin për ngjarjen më të rëndësishme futbollistike, duke e varrosur bukurinë sportive të kompeticionit nën një mal kalbësie, korrupsioni dhe vdekjesh të pandëshkuara.

Katari është përgatitur për gati 2 dekada për këtë botëror, dhe nuk ka arritur të ofrojë ende një organizim të krahasueshëm me edicionet e mëparshme. Nga ana tjetër FIFA, duket se ka bërë ciklin e plotë, në fund të një rruge dhe të një rënieje politike, por edhe morale dhe njerëzore, e cila i ka rrënjët që shumë kohë më parë.

“Në rast se doni ta menaxhoni FIFA-n me një kod etik, atëherë duhet të keni shumë fat!”-thotë Zherom Valcke, ish-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, në pjesën e fundit të dokumentarit të Netflix-it “FIFA:Zbulimi i gjithë skandaleve”.

Në 4 episode, seriali i publikuar pak para fillimit të Kupës së Botës, paraqet një panoramë të frikshme:4 orë intervista me gazetarë, ish-zyrtarë të FIFA-s, agjentë sportivë, hetues dhe njerëz të përfshirë në hetime, janë një përzierje shkeljesh ligjore dhe neverie, që e bëjnë rrëfimin e një historie futbolli, një seri mbi perversionin kriminal të pushtetit, dhe mbi pashmangshmërinë e së keqes.

“Unë nuk jam i sigurt nëse është e mundur të ndiqet një kod etik në këtë institucion”- thotë Valcke, me një përzierje të vetëbesimit dhe pranimit të pangushëllueshëm të realitetit. Për dekada me radhë, FIFA kishte qenë vetëm një organizatore aktivitetesh sportive me një vizion thjesht idealist të një futbolli jofitimprurës, dhe me qëllimin përfundimtar për të shfaqur para botës lojën e bukur.

Në vitin 1974 kreu i FIFA-s u bë Zhoao Havelanzh. Ishte viti në të cilin nisi të zbehej ideja romantike e organit drejtues të futbollit botëror:fushata elektorale e ish-notarit brazilian ishte ambicioze. Ai foli për një futboll të përhapur global, për një flamur në çdo pëllëmbë të hartës së botës.

Politikisht ishte një strategji e shkëlqyer. Në një sistem në të cilin çdo federatë kombëtare vlen një votë, organizatat kontinentale të Amerikës së Veriut (CONCACAF) dhe Afrikës (CAF) do të kishin një peshë të madhe në votë, pavarësisht se kishin tregje margjinale në lidhje me lëvizjen botërore të futbollit.

Por për të siguruar vazhdimësinë në detyrë, ai duhet të bindte drejtuesit e atyre federatave.Dhe suksesi i Havelanzh filloi pikërisht me zarfet me para që do t’u shpërndaheshinpresidentëve të federatave, të cilëve do t’u kërkojë votën:është momenti historik në të cilin korrupsioni në FIFA shndërrohet në një element sistemik, shtylla mbi të cilën mbështetejpushteti.

Një vizion që nuk mund të materializohet me burimet e pakta të një organizate, që deri atëherë ishte e krahasueshme me një OKB të futbollit. Pra futbolli duhej të vdiste, i zëvendësuar nga një vizion i lojës si produkt, si një mall për t’u shitur pas ofertën më të mirë.

Fytyra dhe mendja prapa këtij transformimi ishte një zviceran me origjinë nga Visp, njëqytezë me 7 mijë banorë në luginat e Kantonit Valais. Një njeri i dashuruar pas futbollit që mezi priste të kishte një rol në këtë histori.

Ishin hapat e parë në ndërtimin e një perandorie, të cilën që Sep Blater do ta sundonte më pas për shumë vite. Ideja ishte revolucionare, por shumë e thjeshtë:duheshin sponsorë. Dhe i pariështë kompania Coca Cola, që në vitin 1976 u bë partnere në projektet e futbollit për të rinjtë. “Dy organizata të mëdha mund dhe duhej të kishin punuar së bashku”– mendon Blater. Porduhej një furnizues i pajisjeve sportive, dhe kompania e dytë e njohur me të cilën u firmos marrëveshje ishte ADIDAS. Më pas do të pasojnë marrëveshjet e tjera me Phillips, Canon, Gillette.

Nëse ka një shpërblim, cilido mund të organizojë Kupën e Botës. Havelanzh mbështet ofertën e Argjentinës për organizimin e Kupën së Botës së vitit 1978. Kjo do të thoshte të shpërbleje Videlën dhe juntën e tij ushtarake, por nga pikëpamja e futbollit si produkt, gjithçka u vendosnë plan të dytë.

Ato mund të duken si histori të një të kaluare më të errët se e tashmja. Në realitet gjithçka është ende aty, sikur disa parime të ishin gdhendur në gur. Të dielën e kaluar presidenti aktual i FIFA-s, Xhani Infatino – që fatkeqësisht u la jashtë dokumentarëve të Netflix, por qëvitet e fundit ka shtrënguar dorën me Vladimir Putin dhe sheikët e Katarit – tha se çdokush mund të presë Kupën e Botës, madje edhe Koreja e Veriut.

Pjesa kryesore shfaqet në episodin e tretë, dhe ka të bëjë më akuzat për korrupsion të anëtarëve të FIFA-s nga Katari, dhe me kryqëzimin mes futbollit dhe interesave gjeopolitike,të cilën e nxitën Blaterin ta shpallte me njëfarë hezitimi vendin e vogël të Gjirit si organizatoren e botërorit të këtij viti.

Informatorja Fedra Almaxhid, shefe e marrëdhënieve me mediat ndërkombëtare në FIFA, zbulon se ishte dëshmitare e ryshfeteve të dhëna në këmbim të votave për Katarin. Hasan AlTauadi, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Suprem përgjegjës këtë botëror, u ofroi para delegatëve nga Kameruni (Isa Hajatu), Bregu i Fildishtë (Zhak Anuma) dhe Nigeria (AmosAdamu) për të siguruar votën e tyre.

Skandali duket shumë më real dhe më mizor këto ditë, kur lojtarët më të mirë në botë po dalin të luajnë në stadiumet që ndodhen në mesin e shkretëtirës, ​​mes tifozëve të rremë dhe menjë ndjenje të përgjithshme “se gjithçka është e rreme, shumë, shumë e rreme“, siç tha përLinkiesta agjenti i një lojtari, që preferon të mbetet anonim dhe që zbarkoi në Katar dy ditë para ndeshjes hapëse.

Hetimi i FBI-së çoi në vitin 2015 në ngritjen e 47 akuzave, përfshirë ato të mashtrimit dhe pastrimit të parave; në arrestimin e 7 drejtuesve të lartë; vënien në hetim të 4 anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv; dhe dorëheqjen e Sepp Blater.

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara – që koordinoi hetimet me FBI-në – e kishte përcaktuar atë si një rrjet të dendur korrupsioni të lidhur që kishte ndikuar në marrëveshjet e marketingut, të drejtave televizive dhe në përcaktimin e organizatorëve të Kupës së Botës, për shifra që arrijnë në qindra miliona dollarë, gjatë një periudhe kohore prej rreth 2 dekadash. / “Linkiesta” – Bota.al

facebookShare on Facebook
TwitterPost on X
FollowFollow us
PinterestSave
Kerko
Aktualitet
  • 7 Marsi – më shumë se një festë, një reflektim mbi misionin e arsimit
    March 6, 2026
  • Zvicra shpall programin e ri të bashkëpunimit në Shqipëri për vitet 2026–2028
    February 24, 2026
  • Ramiz Tafilaj: Një Popull, një Liri, një Miqësi e Përjetshme
    February 19, 2026
  • Gëzuar Ditën e Pavarësisë të gjithë atyre që e mbajnë Kosovën në zemrat e tyre
    February 18, 2026
  • Ismet Hajrullahu: Njeriu dhe Universi i Panjohur
    February 14, 2026
Kadare
  • Prof. Dr. Isak Shema: Takime dhe biseda mbresëlënëse me Kadarenë
    February 27, 2026
  • DW: Shkrimtar universal në traditën e rrëfimit të historisë
    February 5, 2026
  • E megjithatë, është falja ajo që më ka kthjelluar shpirtin
    February 5, 2026
  • Çerçiz Loloçi: Keqkuptuesit e Ismail Kadaresë
    February 5, 2026
  • Ismail Kadare: Streha e fundit e horrave
    February 4, 2026
Bota
  • Artan Xh. Duka: Superfuqia diplomatike!
    March 6, 2026
  • Presidenti Trump: Pas Iranit e ka radhën Kuba!
    March 5, 2026
  • Politikanë ndërkombëtarë, aktivistë dhe grupe diaspore përshëndesin Qeverinë e Përkohshme të NCRI-së
    March 4, 2026
  • Aladin Stafa: SHBA-IRAN, KUR PARAJA ËSHTË PUSHTET
    March 3, 2026
  • Cafo Boga: Epoka e Re e Rivalitetit të Fuqive të Mëdha
    March 3, 2026
Art
  • Dea Toçi: Takat
    March 7, 2026
  • Lumnie Thaçi-Halili: Shtatë rrëfime për zhburgimin e Dritës
    March 7, 2026
  • LLAMBI QIRKO MËSUESI, KOLONELI I STRUKTURAVE TË SIGURISË DHE POETI KRIJUES
    March 7, 2026
  • Luan Rama: Melina…
    March 6, 2026
  • Anita Runaj: Dashuria…
    March 6, 2026
Sport
  • Përse gjimnazit të qytetit të Laçit ose stadiumit të futbollit, duhet t’i vihet emri “Ndue Tarazhi” dhe një bust i tij?
    December 22, 2025
  • Armand Duka: Zëri dhe fisnikëria e Ismet Bellovës do të jetojnë gjatë
    December 21, 2025
  • Dëfrim Methasani: Fotografia e fundit me Ismet Bellovën!
    December 21, 2025
  • Emra të mëdhenj të sportit, kundër dënimit me vdekje ndaj boksierit Javad Vafaei Sani
    November 9, 2025
  • Jurgen Uldedaj, boksieri i parë nga Shqipëria që fiton një titull botëror në boksin profesionist
    October 26, 2025
Politika
  • Cafo Boga: Kosova mes krizës politike dhe sfidës së pjekurisë demokratike
    March 6, 2026
  • Ismet Hajrullahu: Kurti dhe loja e “kungulleshkave”
    March 5, 2026
  • Për letrën e përbashkët Rama-Vuçiç dhe anëtarësimin e plotë në BE
    March 4, 2026
  • PA U DISTANCUAR NGA E KALUARA, NUK FITOHET BESIMI I SË ARDHMES
    March 3, 2026
  • Pozitë-opozitë/Qëndrim dinjitoz i Prishtinës dhe Tiranës zyrtare
    February 28, 2026
Dosje
  • Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorrën nga Europa…
    March 6, 2026
  • Muhamet Bela dhe monografia “Kërkime prehistorike në bashkimin e Drinit”
    March 6, 2026
  • Rikthimi paganinian i Alban Pengilit pas 32 vitesh në TOB
    March 5, 2026
  • Frank Shkreli: Paralajmërimi i Gjergj Fishtës për rrezikun e brendshëm
    March 5, 2026
  • Saimir Kadiu: In memoriam, Lazër Shantoja
    March 5, 2026
Kuriozitete
  • Franca heq detyrimin martesor për të kryer marrëdhënie seksuale mes çiftit
    January 30, 2026
  • +16/Skandali i madh në republikën e vogël me banorë për disa rrokaqiej
    January 30, 2026
  • 149 milionë fjalëkalime të ekspozuara, përfshirë Facebook, Gmail dhe Binance
    January 24, 2026
  • “Meta” mbyll 540,000 llogari pas ndalimit të medieve sociale në Australi
    January 12, 2026
  • Anët e panjohura të rrjetit social Facebook
    January 2, 2026
Showbiz
  • Shqiptarja që fitoi ‘Miss Amerika’ mahnit publikun me këngën shqipe
    October 24, 2025
  • Hermes Nikaj: Ftesë në studion e stilistes Denisa Marku
    September 21, 2025
  • Bukuria fizike është e përkohshme, ndërsa dituria-bukuri e përjetshme
    August 18, 2025
  • 15 gratë më të bukura në botë, mes tyre edhe Monika Beluçi
    August 17, 2025
  • Kozeta Zavalani: Xheni Krypi – gruaja që bashkon inteligjencën, bukurinë dhe lidershipin
    August 6, 2025
Rreth Nesh
Alb-Spirit është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke i dhënë përparësi profesionalizmit si dhe personaliteteve më të spikatura të botes shqiptare dhe jo vetëm. Si një alternativë e re, portali synon të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë.
Kontakt
Editor: Cerciz Loloci Adresa: Rruga Kongresi i Lushnjes, P. 31 Tirane Cel: +355686092910 email: cercizloloci@gmail.com
Kalendar
August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
« Jul   Sep »
COPYRIGHT 2018. ALL RIGHTS RESERVED