Stafit të Ramës, si ushtarët japonezë, u ka ngecur ora. Shkëlqim Canin e konsiderojnë ende ministër

Ditën e djeshme është publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë fjala e plotë që Kryeministri Rama mbajti në në Kuvend, para se të miratohej ligji i vettingut.
Por në foton kryesore që stafi i Kryeministrit ka zgjedhur, bie në sy një detaj.
Prapa Ramës qëndron në podium Shkëlqim Cani, Ministër i Financave në kohën kur është realizuar fotoja.
Me sa duket, zyra e komunikimit, për shpejtësi komunikimi nuk është munduar t’i shkrepë Ramës një foto të re nga foltorja e Kuvendit.
Please follow and like us: