Trump në Meksikë, por jo “i mirëseardhur”
Presidenti i Meksikës Enrique Pena Nieto, u përball me kritika të shumta nga meksikanët, pas vendimit për ta pritur të mërkurën në takim, kandidatin republikan për president të SHBA-së, Donald Trump.
Trump gjatë fushatës së tij ka shfaqur gjuhë të urrejtjes ndaj meksikanëve, duke thënë se ata janë dhunues dhe kriminelë.
Ish zonja e parë, Margarita Zavala, përmes një postimi në Twitter, i është drejtuar Trump me fjalët “Edhe pse je i ftuar, ne duam të të njoftojmë se nuk je i mirëseardhur. Ne kemi dinjitet dhe e refuzojmë gjuhën tuaj të urrejtjes”, thuhet në postim.
Të paktën dy protesta janë planifikuar në Mexico City dhe pranë zyrës së Nietos për të kundërshtuar ardhjen e Trump.
Please follow and like us: