Trump viziton Meksikën

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, viziton sot Meksikën.
Trump ka shkruar në Twitter se do të takojë presidentin meksikan, Enrique Pena Nieto, i cili ka ftuar edhe atë, edhe kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton.
Pena Nieto ka thënë se dialogu “do të ndihmojë në mbrojtjen e meksikanëve kudo që janë”.
Trump ka kritikuar migrantët meksikanë gjatë fushatës së tij dhe është zotuar se do të ndërtojë mur në kufirin SHBA-Meksikë.
Trump po ashtu ka paralajmëruar për sonte një fjalim të madh për migracionin e paligjshëm.
Please follow and like us: