Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia akuzon BE dhe Gjermaninë: Po shfaqin racizëm kulturor

BE-ja dhe Turqia kanë konfirmuar edhe njëherë se marrëdhëniet mes palëve nuk janë në nivelin më të mirë të mundshem, teksa ministri turk për marrëdhëniet me BE-në, Efkan Ala, ka akuzuar zyrtarët e Brukselit për racizëm kulturor. Kjo deklaratë e tij vjen në një kohë kur vetëm disa ditë më parë, Komisioneri gjerman i BE-së, Guenther Oetinger, u shpreh se Turqia nuk do të mudn të antërësohet në Bashkimin Europian edhe përgjatë dekadës së ardhshme, në rast se në pushtet do të jetë Presidenti Erdogan.

Ministri turk për marrëdhëniet me BE-në, Efkan Ala, ka akuzuar BE-në për racizëm kulturor për shkak të disa komenteve të bëra nga Komisioneri gjerman i BE-së, Guenther Oetinger, i cili u shpreh se shanset që Turqia t’i bashkohet unionit kur në pushtet është ende Presidenti Rexhep Taip Erdogan janë thuajse inekzistente. Komisioneri për Ekonominë Dixhitale në Komisionin Europian theksoi se në këto rrethana, Turqia mund të mos anëtarësohet në union përgjatë gjithë dekadës së ardhshme. Megjithatë, i menjëhershëm ka qënë reagimi i zyrtarëve të Ankarasë të cilët u shprehën se kjo deklaratë nuk kontribon në përmirësimin e marrëdhënieve mes palëve.

Gjermania dhe BE-ja kanë patur një sërë mosmarrveshjes mes tyre, teksa Brukseli ka hedhur vazhdimisht akuza për në lidhje me rrespektimin e të drejtëve të njeriut, lirisë së medias si dhe për mënyrën e trajtimit të të burgosurve nga grushti i Shtetit. Gjithashtu Bashkimi Europian e ka kundërshtuar ashpër mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje në Turqi. Nga ana tjetër, Ankaraja ka shfaqur vazhdimisht pakënaqësi sa i përket tejzgjatjes së procedurave të antarësimit në BE. Palët kanë firmosur një marrëveshje për të frenuar fluksin e azil-kërkuesve e cila në këto kushte duket thuajse e pamundur për t’u implementuar. Turqia ka kërcënuar se do t’a anulojë akordin në rast se Bashkimi Europian nuk do të pranojë liberalizimin e vizave për qytetarët turq.

Please follow and like us: