Albspirit

Media/News/Publishing

‘V-Magazine’: Era Istrefi, shqiptarja që po bën për vete gjithë botën

‘V-Magazine’: Era Istrefi, shqiptarja që po bën për vete gjithë botën

Era ka zbuluar shumë për veten e saj në intervistën për revistën e njohur ‘VMagazine’. Në një intervistë të shkurtër për ‘VMagazine’, këngëtarja nga Kosova është përgjigjur pyetjeve që tregojnë shumë mbi personalitetin e saj.

Era ka treguar të preferuarit e saj në botën e artit, çfarë muzike dëgjon dhe shumë detaje të tjera për të cilat nuk ka folur më parë, përcjellë lajmi.net. Përveç kësaj, Era ka realizuar një fotosesion shumë artistik. Kjo është intervista e Era Istrefit për VMagazine:

Kush janë të preferuarit e tu në botën e muzikës?

Rihanna dhe Lana Del Rey.

Cili është albumi i parë që ke blerë?

Goodies nga Ciara.

Cilët artistë dëgjon për momentin?

Albumin e ri të James Blake, “The Colour in Anything”, “Lemonade” të Beyonce, dhe albumin e Kanye-s

“The Life of Pablo”.

Pjesa e preferuar e të shkuarit në turne do të ishte…

Nuk kam pasur rastin të shkoj në një turne ndërkombëtar ende, por nga përvoja ime në vendin tim, Kosovë, më pëlqen ndjenja e të qenit në skenë dhe të krijoj lidhje me fansat.

Si do ta përshkruanit stilin tuaj?

Zgjedh të mos definohem. Nuk më pëlqejnë etiketimet. Dua të jem ajo që unë dua të jem.

A nervozoheni ndonjëherë para se të dilni në skenë?

Ndonjëherë po e ndonjëherë jo, varet nga gjendja mendore në të cilën jam, ose nga energjia përreth meje, gjë që është e rëndësishme për mua. Kam nevojë t’i kujtoj vetes se duhet të qetësohem.

Cila është gjëja më e mirë të jesh një këngëtare?

Të shprehësh veten tënde të vërtetë dhe të jesh e dashur nga të tjerët për këtë. Si këngëtare e performuese, gjëja e mirë është që mund të ushtrojmë për këtë – dhe praktika të bën të përsosur.

Please follow and like us: