Vendet e braktisura nga njerëzit, por të populluara nga kafshët
Shumë vende nëpër botë janë braktisur nga njerëzit dhe populluar nga kafshët. Fenomeni është shkaktuar nga migracioni. Shtëpi, kisha, ndërtesa, qendra tregtare, hapësira të gjelbra dhe rrugë, për shumë kohë kanë qenë të shkreta, por tani edhe pse të rrënuara, janë të banuara. Ne po ju paraqesim 10 vende të braktisura nga njerëzit dhe populluar nga kafshët.
1) ‘New World Shopping Mall’ në Bangkok të Tajlandës
Ishte një qendër tregtare, e braktisur në 1997. Reshjet e shiut krijuan pelle me ujë të ndenjur dhe sollën ‘ushtrinë’ e mushkonjave. Për të zgjidhur problemin, aty u dërguan peshq, që sot notojnë të qetë.
2) Ishujt Falkland
Lufta shkatërruese nuk kishte lënë gjurmë jete. Ironikisht, vendi u popullua nga pinguinët, numri i të cilëve ra në mënyrë dramatike gjatë konfliktit. Sot gjitarët kanë krijuar habitatin e tyre natyror në ishujt Falkland.
3) Kolmanskop, Namibi
Kjo zonë u braktis në vitin 1954 , por një herë e një kohë ishte shtëpia e shumë minatorëve, të cilët punonin në minierën e diamantit aty pranë. Sot ajo është shtëpia e kuajve të egër.
4) Kufiri i Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut
Në këtë zonë të demilitarizuar nuk jeton më askush. Për pasojë, vendi është kthyer në një habitat për zogj të ndryshëm.
5) Nju Jork
Nga 2001, autoritetet e Nju Jorkut ripërdorën kabinat e vjetra të metrosë, duke i përdorur ata si barriera artificiale në ujë. Ato janë vendosur në bregun lindor dhe është një ‘shtëpi’ e mahnitshme për faunën.
6) Salo, Finland
Është shtëpia e braktisur e fotografit Kai Fagerströmche. Aty tashmë jetojnë ketrat.
7) Okunoshima, Japoni
Ishulli i vogël njihet ndryshe edhe si ishulli i lepujve. Ai ka qenë i braktisur pas Luftës së II Botërore, për shkak të vendosjes së impiantit me gaz helmues.
8) Pripyat, Ukrainë
Në 1986, banorët e kësaj zonë, u detyruan që të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të katastrofës bërthamore. Zona u vlerësua e pabanueshme për 20 mijë vitet e ardhshme, por ajo tashmë është populluar nga qentë dhe kafshët e tjera të egra.
9) Ishulli Año Nuevo, Kaliforni
Ishte një stacion i Rojës Bregdetare, derisa sa u braktis në vitin 1948. Tani është pjesë e rezervatit natyror dhe menaxhohet nga ‘California State Parks’. Ishulli krenohet me prezencën e shumë fokave dhe zogjve.
10) Liqeni Aral, Azi
10) Liqeni Aral, Azi
Ai që dikur ishte liqeni i katërt më i madh në botë, tani është pothuajse i tharë. Mes rërës dhe barkave të peshkimit, kanë mbetur gjallë vetëm devetë që ngrohen në diell.