Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën

Observatori Evropian Jugor njofton se ka zbuluar një planet të ngjashëm me Tokën. Shkencëtarët e kanë pagëzuar atë Proxima Centauri B.

Me sa duket, ne nuk jemi të vetëm në univers. Observatori Evropian Jugor në Garching pranë Mynihut, njoftoi se ka zbuluar një planet të ngjashëm me Tokën, i cili përshkon orbitën më të afërt yjore të diellit tonë. Shkencëtarët e kanë pagëzuar këtë planet të ngjashëm me Tokën Proxima Centauri B dhe besojnë se në të është e mundur jeta.

Gëzim i madh tek astronomët

Proxima B ka shkaktuar një gëzim të madh tek astronomët. Planeti përshkon një yll në një zonë, që shkencëtarët e konsiderojnë si të banueshme. Kjo zonë nuk është as tepër e ngrohtë dhe as tepër e ftohtë për ujin e rrjedhshëm – që është një ndër parakushtet më të rëndësishme për lindjen e jetës.

Por kjo nuk është veçanta e vetme e Proxima B. “Ne besojmë plotësisht se planeti me një masë prej 1.3 e masës së Tokës është i ngjashëm me Tokën si në formë edhe në përbërje. Ai nuk është një top gazi, por ka sipërfaqe shkëmbore.” – thotë astrofizikanti Ansgar Reiners.

Vetëm katër vite-dritë larg Tokës

Kjo galaktikë gjendet vetëm katër vite-dritë larg galaktikës sonë, gjë që për relatat astronomike do të thotë tepër afër. Zbulimi i planetit Proxima B përbën pikën kulmore të projektit “Pale Red Dot” të Observatorit Evropian Jugor, për të cilin kontribuojnë 16 vende, shumica anëtare të BE-së. Planeti i ri u zbulua nga teleskopët e këtij instituti në La Silla të Kilit.

Afër, me madhësinë e duhur, sipërfaqe shkëmbore dhe me sa duket edhe me ujë të rrjedhshëm. Proxima B mund të bëhet kandidati perfekt për jetën jashtëtokësore. Me sa duket ne banorët e Tokës duhet të përgatitemi tani për marrëdhënie të mira fqinjësore.

Please follow and like us: