Albspirit

Media/News/Publishing

Zhuzepe Ungareti: Është ora e uritur

ungaretti

 

Për Ungaretin, poezia duhet të jetë pasqyrë e kohës dhe poeti duhet t’i rikthej fjalës pastërtinë e vet të origjinës, e cila kishte humbur me ndikimin e sensualitetit dhe muzikalitetit të D’Anuncios.

Është ora e uritur, ora jote o i marrë

Shkule zemrën

Erë kripe bie gjaku i saj

Dhe bie era e athtësisë, është ëmbësak, duke qenë gjak

Shumë vaje

e bëjnë gjithnjë e më të shijshme zemrën tënde

Fryt i shumë vajeve zemra jote,

Shqyeje, haje, ngopu.

 

Please follow and like us: