Albspirit

Media/News/Publishing

10 vjet burg dhe 2000 fshikullime kamzhiku ateistit

10 vjet burg dhe 2000 fshikullime kamzhiku ateistit

Një gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar me 10 vite burg dhe 2000 fshikullime kamzhiku një burrë që në Twitter shkroi se ishte ateist.

28-vjeçari u arrestua pasi policia zbuloi rreth 600 “cicërima” me anë të të cilave ai tregonte ateizmin e tij. Me ligjin që ka hyrë në fuqi dy vite më parë, ateizmi konsiderohet terrorizëm në Arabinë Saudite.

Ky burrë shkruante në Twitter se të gjithë profetët gënjenin dhe shtonte se mësimet fetare ishin “karburant” për konflikte.

Sipas “The Sun”, ai ka marrë edhe një gjobë të majme.

Please follow and like us: