Diktatori nuk ndalet, ekzekuton edhe ministrin e Arsimit sepse… ishte ulur keq
Një tjetër zyrtar i lartë është ekzekutuar në Korenë e Veriut. Radha i kishte ardhur ministrit të Arsimit, Kim Yong-Jin, 63 vjeç.
Ai u qëllua për vdekje me urdhër të diktatorit Kim Jon Un. Sipas gazetës koreano-veriore JoongAng Daily, ministri u ekzekutua pasi ishte ulur keq gjatë një takimi në Asamblenë Supreme të Popullit. Por përveç kësaj ai u ekzekutua edhe për idetë e tij antirevolucionare.
Disa ditë më parë diktatori korean ekzekutoi edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë.
Please follow and like us: