Albspirit

Media/News/Publishing

Duncan Norman, ambasadori i ri britanik në Tiranë

Duncan Norman, ambasadori i ri britanik në Tiranë

Duncan Norman do të jetë ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Shqipërisë, duke zëvendësuar në këtë post Nicholas Cannon.

Norman paraqiti paraditen e së enjtes përpara Presidentit Bujar Nishani letra kredenciale, ndërsa në faqen zyrtare të ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve me misionin për t’i thelluar ato.

“Thuajse një shekull nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, lidhja jonë është më e fortë se kurrë. Punojmë së bashku në NATO dhe në tetor 1500 trupa britanike do të mbërrijnë në Shqipëri për të marrë pjesë në një stërvitje madhore me ushtrinë shqiptare. Lidhje të ngushta kemi edhe në tregti dhe bashkëpunimin ekonomik me një numër të madh kompanishë ndërkombëtare britanike që operojnë këtu”, deklaron Norman, duke theksuar se do të vazhdojë punën për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e reformave.

Duncan Norman është një diplomat karriere. Ai ka i është bashkuar trupit diplomatik britanik që në vitin 1990 dhe ka patur detyra të rëndësishme në vende të ndryshme të botës, e fundit ishte në Afganistan.

Please follow and like us: