Albspirit

Media/News/Publishing

Ekzekutohet biznesmeni shqiptar në SHBA, ja emri 

Frano Juncaj

Një biznesmen shqiptar në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vrarë mëngjesin e sotëm gjatë një tentative grabitje në biznesin e tij. Viktima është Frano Juncaj 59 vjeç, i cili u qëllua me plumb në gjoks nga grabitësit që tentuan të vidhnin biznesin e tij. Sipas policisë amerikane, dyshimet janë se autorin e zuri paniku pasi mund ta njihte viktimën. Megjithatë, nuk përjashtohen as pistat e tjera të hetimit, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për kapjen e vrasësit. Shqiptari drejton biznesin e familjes prej më shumë se 35 vitesh së bashku me vëllain e tij. Familja e tij emigroi për në SHBA në vitin 1975. Shefi i Policisë së Detroidit tha se Frano Juncaj ishte njeri i dashur për komunitetin, punëtor dhe i qetë. Ai pohoi gjithashtu se nuk ka qenë asnjëherë problematik.

 

Please follow and like us: