Nisin hetime kundër organizatorëve gjermanë të Kupës së Botës
Autoritetet zvicerane kanë nisur procedurë penale kundër katër anëtarëve të komitetit organizativ të Kampionatit Botëror të Futbollit në Gjermani, më 2006.
Në mesin e tyre bën pjesë edhe legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer.
Zëdhënësi i prokurorit të përgjithshëm zviceran, Andre Marty, tha se hetimet kanë të bëjnë me akuzat për mashtrim, keqmenaxhim, pastrim parash dhe shpërdorim.
Zvicra ka marrë juridiksionin në këtë rast, pasi disa nga aktivitetet e dyshuara kriminale kanë ndodhur në territorin e Zvicrës.
Please follow and like us: