Albspirit

Media/News/Publishing

Skenar i denjë për filma/ “Thriller erotik” në Kurbin: Nusja zhduket nga dasma, zgjedh “dhëndër” tjetër

Skenar i denjë për filma/ “Thriller erotik” në Kurbin: Nusja zhduket nga dasma, zgjedh “dhëndër” tjetër

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një nga lokalet e dasmave në afërsi të qytetit të Laçit.
Në kulmin e ahengut, nusja ka hequr vellon e nusërisëdhe është larguar pa nam e pa nishan, e është hamendësuar se dikush tjetër atë e ka pritur me të cilin është larguar në pozita nuseje, por pa vello.
Kjo ngjarje ka ndodhur disa ditë më parë në Sanxhak, duke befasuar të ftuarit e ceremonisë së dasmës, të cilëve gëzimi u ëshë shndërruar në trishtim.
Nga sa mësohet, teksa dasma po i afrohej fundit, nusja kërkoi të largohet tek tualeti, e shoqëruar nga një pjestare e familjes së dhëndërrit, por për të gjetur justifikim ajo i kërkon shoqërueses t’i sjellë aparatin e celularit.
Dhe në këto momente ajo realizon skenarin e saj aventuroz, duke hequr vellon dhe veshur rroba të tjera, për t’u larguar pa u kuptuar, raporton Tesheshi.com.
Dhe teksa shoqëruesja ka pritur disa momente jashtë tualetit, e shqetësuar nga vonesa e daljes së nuses, ka thirrur të tjerë të afërm, të cilët kanë konstatuar syshqyer e gojëhapur se nusja nuk ishte më aty.
Të gjithë janë alarmuar, por më tepër janë kapluar nga trishtimi i asaj që ka ndodhur, pasi afërmendsh e kanë marrë aktin e zhdukjes së nuses si tradhëti bashkëshortore, e ku pa, në kulmin e dasmës.
I zoti i shtëpisë i zënë në hall, i ka përcjellë dasmorët pa ditur çfarë t’u thotë.
Raportohet se familja nuk ka qenë vendase. Ajo ka qenë e adhur nga Mati dhe e vendosur në Sanxhak.
Madje tek restoranti ku ka ndodhur ngjarja, as emrin nuk ia mbajnë mend të zotit të shtëpisë, por ajo çfarë ka ndodhur u është fiksuar si një ngjarje e rrallë dhe shokuese.
Please follow and like us: