Albspirit

Media/News/Publishing

E rrëmbyen para 12 vitesh për t’i mësuar anglisht Kim Jong Un

 Endri Farka

Familja e një student që u zhduk në vitin 2004 gjatë një fluturimi në Kinë shohin shenja të reja shprese pasi një agjenci japoneze lajmesh raportoi se ai ishte rrëmbyer nga qeveria koreano-veriore.

David Sneddon u shpall i vdekur pasi u zhduk në provincën Yunnan në Kinën Perëndimore kur ishte 24 vjeç. Sipas policisë student i Brigham University vdiq ndërsa bënte ecje në mal më 14 gusht 2004.

Por trupin e tij nuk e gjetën kurrë.

Tani, agjencia japoneze e lajmeve Yahoo raporton se Sneddon është parë në Korenë e Veriut, ku besohet se dhe jeton aktualisht. Mendohet se ai punon si mësues anglishteje dhe ka një grua dhe dy fëmijë.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi të mërkurën se do të fillojnë të kërkojnë për Sneddon në Korenë e Veriut.

Choi Sun-yong, që drejton Unionin Familjar, tha se një burim kishte zbuluar se në fakt djaloshi ishte rrëmbyer nga zyrtarët koreano-verirorë, dhe punonte si mësues anglishteje për diktatorin Kim Jong-Un, i cili ishte trashëgimtar të diktaturës së vendit në atë kohë.

Prindërit e Sneddon, Roy dhe Kathleen, kurrë nuk e besuan version zyrtar të ngjarjes se djali i tyre kishte rënë nga mali në lumë. Duke ditur reputacionin e Koresë së Veriut për rrëmbimin e e të huajve, ata besojnë se regjimi i Kim Jong Un ka gisht në zhdukjen e tij.

Please follow and like us: