Albspirit

Media/News/Publishing

Inva Mula e Placido Domingo përuruan Operën e Dubait

Inva Mula e Placido Domingo përuruan Operën e Dubait

Diva shqiptare ka mbizotëruar skenën e re të Operës së Dubait. Artistja shqiptare me famë botërore e ka quajtur këtë mbrëmje të mrekullueshme përderisa ka falënderuar maestron Domingo për kënaqësinë e ofruar në skenë.

Për shkak të interesimit të madh, biletat për këtë koncert ishin shitur disa javë më parë, raporton KultPlus.

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula ka marr pjesë në inaugurimin e Operës së Dubait bashkë me maestron Placido Domingo.

Ajo është paraqitur mbrëmë në koncertin i cili është mbajtur në Abu Dhabi me rastin e kësaj ngjarjeje madhështore të shumëpritur.

Mula, tani me banim në Dubai, ka performuar si artiste mysafire në bashkëpunim me Placido Domingon dhe Ana Maria Martinez me orkestrën Teatrit “Giuseppe Verdi” në Trieste të kryesuar nga Eugene Kohn, raporton KultPlus.

Artistja shqiptare me famë botërore e ka quajtur këtë mbrëmje të mrekullueshme përderisa ka falënderuar maestron Domingo për kënaqësinë e ofruar në skenë.

Mula ka mahnitur publikun me interpretimin e saj ajo është paraqitur me një kostum elegant për të cilin është kujdesur Geraldina Sposa.

“Thank you Mandi Peza.Faleminderit Geraldina Sposa per veshjen elegante e cila impresionoj publikun me rastin e inagurimit te operes se Dubait 31 gusht 2016”, ka shkruar sopranoja shqiptare.

Shtëpia e Operës në Dubai është e vendosur në bazamentin e kullës më të lartë në botë, Burj Khalifa.

Ndërtesa e ndërtuar nga arkitektët Zaha Hadid dhe Patrick Schumacher ka pamjen e një varke prej druri që përdoret për transportin detar tradicional.

Ajo ka një sallë me kapacitet për dy mijë njerëz që mund të përdoret si teatër, sallë koncertesh apo edhe hapësirë për ngjarje të tjera.

Please follow and like us: