Karikatura e Charlie Hedbo indinjon Italinë
Ka shkakuar një indinjatë të fortë në mediat italiane e në rrjetet sociale publikimi i karikaturës “tërmet alla italian” në numrin e fundit të revistës satirike franceze Charlie Hedbo.
Në këtë karikaturë shfaqen një burrë e një grua të mbuluar me gjak nën diciturat e pjatave tradiocionale të kuzhinës italiane siç janë makaronat me domate apo makoranat të gratinuara. Ndërsa figura e tretë që paraqitet në këtë karikaturë është një grumbull viktimash humane nën diciturën e pjatës lazanja.
Në rrjetet social italaine ka shpërthyer një indinjatë e fortë nga c’ka është publikuar në Charlie Hedbo nën komentet e një humori pa kripë, jo human e të keq.
Karkatura është publikuar në faqet e fundit të revistës që në këtë numër mban në kopertinë një karikaturë mbi veshjen islamike burkini.