Albspirit

Media/News/Publishing

JE SUIS…

Nga: Artan Lame

JE SUIS…

“Jemi mësuar të shakatosemi me ta.

Jemi mësuar t’i thërrasim menjëherë, kur kemi nevojë për ta.
Jemi mësuar të ndjehemi të qetë e komodë, sapo ndjejmë praninë e tyre.
Jemi mësuar të ankohemi, t’u kërkojmë llogari e ti akuzojmë, orë e pa kohë.
Jemi mësuar ta bëjmë këtë për të gjithë ata, që për Ministrin e deri për Policin e fundit, pa e vrarë mendjen shumë.

Sot një tjetër syresh u vra në krye të detyrës.
Duhet të mësohemi të ulim kokën me respekt e t’i nderojmë në këtë më të lartin akt të fundit.
E meritojnë këtë, qoftë edhe thjesht me një shenjëz në fb, ashtu siç e bëjmë për Charlie Hebdo, për Brukselin, Parisin, për Stambollin apo Nicën.

Ju siguroj që qoftë edhe me kaq pak, do ndjehen më mirë, më ngrohtë, më të konsideruar, megjithëse me një shok më pak që u vra sot për të gjithë ne.
Ardian, u prehsh përjetë në paqën e të mirëve! ”

/Postimi ne facebook pas humbjes se efektivitt te FNSH-se  Ardian Kodra/

Please follow and like us: