3K/Katranosen karakonspiracionistët me Karimov
Karakonspiracionistët ndërkombëtarë parashikonin se udhëheqësi komunist në Uzbekistan, Karimov do të rrinte gjatë në pushtet, por vdekja e tij i ka lënë me gisht në gojë. Kështu presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov, ka vdekur në moshën 78-vjeçare, konfirmoi televizioni shtetëror i këtij vendi. Karimov ka sunduar Uzbekistanin me dorë të hekurt për një çerek shekulli. Ai është shtruar në spital qysh javën e kaluar, për shkak të një goditje të fortë në zemër dhe hemoragjisë në tru. Për disa ditë ka pasur spekulime se ai ka vdekur, por konfirmimi zyrtar është bërë vetëm të premten. Karimov u varros në vendlindjen Samarkand më 3 shtator. Aktivistët thonë se Karimov ka shtypur vazhdimisht disidentët politikë, ka urdhëruar punë të detyrueshme në fushat e pambukut të Uzbekistanit dhe ka lejuar përdorimin e torturës nga forcat e sundimit të ligjit.
Please follow and like us: