Albspirit

Media/News/Publishing

Lutfi Dervishi: Në kujtim të Nënë Terezës, qeveria po shton të varfrit 

 

lutfi dervishi-rama- nene tereza

Analisti Lutfi Dervishi ka “goditur” sërish me satirën në vigjilje të shenjtërimit të “Nënë Terezës” ditën e nesërme.

Duke sulmuar Qeverinë Rama, Dervishi shkruan se simbolika e Nënë Terezës, në Shqipëri nënkupton krejt të kundërtën, për shkak të taksave të larta e çmimeve të shtrenjta.

Ja çfarë shkruan analisti Lutfi Dervishi:

Shenjëtorja shqiptare dhe shejtanët shqiptarë…

Ushtria shqiptare ka 3000 shqiptarë, misioni Nënë Tereza ka 3000 murgesha!

Nënë Tereza është është shqiptare, por në Shqipëri nuk ka Nënë Terezë!

Shprehja që dëgjon më shumë kur përmendet Nënë Tereza është: “Unë nuk jam Nënë Tereza”

Aeroporti me emrin “Nënë Tereza” më i shtrenjti në rajon! I shkon më shumë emri “Rockfeller”

Qeveria duke ditur përkushtimin, kujdesin dhe dashurinë e shenjtore shqiptare për të varfërit në shenjë “respekti” ndaj Nënë së të varfërve ka vendosur t’i shtojë të varfërit!

Please follow and like us: