Zbulohet letra Nënë Terezës: Lutem për popullin tem, Shqipërinë e kam në zemër
Shpesh janë ngritur dyshime nga zëra të ndryshëm se Nënë Tereza nuk dinte të shkruante në gjuhën shqipe, por disa letra të zbuluara gjatë kërkimeve nëpër arkiva kanë treguar të kundërtën. Në hulumtimet e bëra në arkiva të vendeve të ndryshme të Europës janë zbuluar disa letra të nobelistes shqiptare Nënë Tereza, të shkuara në gjuhën shqipe. Disa prej tyre janë publikuar më herët në media, ndërsa në një tjetër letër, Nënë Tereza shpreh dashurinë për popullin shqiptar dhe vendin e saj, dhe thotë se lutet çdo ditë për ta.
Letra është dërguar nga Oslo në 10 dhjetor të vitit 1979.
“Une gjithmon e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum i luti Zotin që Paqja e Tij te vij ne zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Luti shume për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”, shkruhet në letrën që mban datën 10/12/79, Oslo.
Ndërkaq, në një tjetër foto të publikuar nga Ministri e Punëve të Jashtme të Shqipërisë në prag të shenjtërimit të saj, Nënë Tereza shfaqet e veshur me kostum popullor të Prizrenit, kur ishte vetëm 16 vjeç.
“Gonxhe Bojaxhiu 16 vjeç me kostum kombëtar të Prizrenit”, shkruhet në etiketimin e fotografisë.