Albspirit

Media/News/Publishing

Duelet televizive te 2016: Kush vjen dhe kush ikën nga ekrani

Moderatori i njohur Bejdo Malo, i pakonkurueshem ende nga koleget e tij, rivjen ne sezonin e ri me shume befasi dhe shume te ftuar VIP,qe do ta bejen edhe em interesant emisionin e tij “Aktualitet Bejdo Malo” ne televizionin e pare privat “Shijak tv”

 

Mund ta konsiderojmë të hapur sezonin e ri televiziv, me programet që janë kthyer në traditë dhe formatet e reja, që pritet të lançohen së shpejti.

Në shumë emisione janë marrë vendimet përfundimtare, ndërsa në disa të tjera, si formatet “show”, vazhdojnë ende përgatitjet për këtë vjeshtë të re televizive. Ja moderatorët që ikin, ata që vijnë dhe të tjerët që mbeten njësoj në këtë sezon të ri televiziv:

ARBANA OSMANI & ARDIT GJEBREA, MIQ DHE RIVALË KËTË SEZON

Pas spektaklit me personazhe VIP “Në 1 javë”, moderatorja e njohur e “Top Channel”, Arbana Osmani, po përgatitet për spektaklin më të ri në këtë televizion, që pritet të tërheqë audiencë të madhe televizive në shtator. “C’è posta per te”, emisioni shumë i ndjekur italian, i prezantuar nga Maria De Filippi në Mediaset, vjen në versionin shqiptar me titullin në shqip “Dua të të bëj të lumtur”, një program që trajton histori njerëzore. Në krye të stafit shqiptar është rikthyer italiania, ish­-autore e “Big Brother” dhe “E Diell”, Alessia Vessicchio.

Si në emisionin italian, në fokus janë momentet surprizuese që protagonistët përgatisin për njerëzit më të dashur, për të cilët ruajnë një peng jete. Pothuaj të njëjtën formulë e shohim çdo të dielë në emisionin e showman­it të njohur, Ardit Gjebrea. “Ka një mesazh për ty” titullohet rubrika e tij në “E diela shqiptare”, që ka tërhequr mjaft audiencë në “Tv Klan”, dhe që konfirmohet se do të vijë sërish në edicionin e ri televiziv, që do të nisë më 11 shtator. Kështu, miqtë Ardit dhe Arbana, në këtë edicion do të mund t’i shohim edhe si rivalë, paçka se sipas informacioneve tona, tek Arbana do shohim spektakël më të madh.

TURJAN HYSKA & ALBAN DUDUSHI, TAKIM NË TË NJËJTËN ORË NË EKRANE

Ndryshimi i madh për dy moderatorët ndodhi sezonin e kaluar televiziv, kur u vendos që Turjan Hyska dhe Alban Dudushi nuk do të dilnin përnatë me emisionet e tyre, përkatësisht në “Vizion Plus” dhe “Top Channel”. Turjan Hyska me “Oktapod” dhe Alban Dudushi me “Top Show” do të vijnë njësoj edhe këtë sezon, pra në të njëjtën orë dhe ekrane, si vitin e kaluar.

“Top show magazine” këtë edicion do të jetë prime time, ora 21:00. Të martën dhe të mërkurën do të trajtohen tema sociale, ekonomike e politike nga aktualiteti, ndërsa e premtja do t’i dedikohet showbiz­it.

ERMAL MAMAQI & ELVIS PUPA, KOMEDIANË QË KONKURROJNË ME EMRAT E TYRE

Pas largimit të Ermal Mamaqit nga Digitalb­i, ish-aktori i “Portokalli”, Elvis Pupa, merr drejtimin e emisionit të Ermal Mamaqit, që thuhet se nga “6 ditë pa Ermalin” do të titullohet “6 ditë pa Elvisin”.

Ndërkohë, Mamaqi ka ndarë me ndjekësit titullin e emisionit të ri që do të transmetohet të shtunave në “Tv Klan” “Xing me Ermalin”. Në këtë rast, produksionet kanë vënë në lojë emrat e dy komedianëve, duke shpallur kështu rivalitet të hapur, se cili prej tyre do të arrijë të prodhojë më shumë humor me të ftuarit VIP.

RUDINA MAGJISTARI DHE JONIDA SHEHU, NËNAT E PASDITEVE

Teksa para disa ditësh ishim në enigmë për emrin e emisionit të ri, i cili do të rikthejë pas një viti mungesë Rudina Magjistarin në “TV Klan”, tanimë gjithç­ ka është zbuluar. Një nga detajet që bën më shumë përshtypje në programin e saj është emri që moderatorja i ka vendosur emisionit, dhe që titullohet pikërisht “Rudina”.Pas aludimeve se emisioni i Rudina Magjistarit do të transmetohej pas mesditës, konfirmohet se ai do të mbetet sërish pasdite, por vetëm se do të startojë në orën 17:00. “Rudina” pritet të fillojë dy javët e para të sezonit të ri, që starton më 5 shtator.

kohë konfirmohet dhe rivalja e Rudinës në Top Channel, pikërisht Jonida Shehu. Pas aludimeve se vendin e saj do ta zinte Mira Kazahani, konfirmohet se moderatroja, e cila së fundmi u bë nënë e një vajze, Jonida Shehu vazhdon të mbetet imazhi i “Pasdite në Top Channel”.Jonida do të vijojë si moderatore dhe njëkohësisht autore e programit.

DEVISI & DORI, DYSHJA E RE E DJEMVE PËRBALLË SAIMIRIT & GENTIT

Emisioni investigativ “Stop” rikthehet me sezonin e dytë, duke filluar nga e hëna e 5 shtatorit, ora 20:00, në “TV Klan”. Këto ditë ka filluar transmetimi i spoteve televizive, më i fundit me protagonistë dy moderatorët Saimir Kodrën dhe Gentian Zenelaj.

Përballë tyre këtë vit do të jenë dyshja e re e djemve që merr drejtimin e emisionit investigativ “Fiks Fare” në “Top Channel”, aktorët Devis Muka dhe Dorian Ramaliu. Dy moderatorët e rinj do t’i shohim më 5 shtator, e njëjta natë që nis transmetimin dhe “Stop”. Le të shohim se cila do të jetë dyshja më simpatike e dy programeve investigative për këtë vit.

“PORTOKALLI” LARGON ENEDA TARIFËN, AGRON LLAKAJ NDRYSHON SKENOGRAFINË

Puna për rikthimin e spektaklit të humorit “Portokalli” ka nisur me lajmin e largimit nga ky shou të një prej prezantuesve, këngëtares Eneda Tarifa. Menjëherë pas publikimit të njoftimit se “Portokalli” kërkonte moderatorë, aktorë, lindën dhe dyshimet për largimin e njërit prej moderatorëve aktualë. Mirëpo këtij dyshimi Eneda Tarifa iu përgjigj një ditë më parë, ndërsa shprehej: “Ndodh çdo vit që drejtuesit gjatë stinës së verës bëjnë audicione për të marrë emra dhe figura të reja. Kërkojnë skenaristë, emra të rinj që aspirojnë në fushën e humorit, moderatorë. Edhe këtë vit ka ndodhur e njëjta gjë. Po kërkohen emra për një shou të ri, që pritet të nisë së shpejti në ‘Top Chanel’. Do të jetë një hapësirë e humorit, paralel me ‘Portokallinë’”. Por një ditë pas kësaj deklarate konfirmohet largimi i Enedës, duke lënë të kuptohet se spektakli i humorit këtë vit do të ketë vetëm dy prezantues, Xhemi Shehun dhe Salsano Rrapin.

Ndërsa spektakli i humorit në “Vizion Plus”, “Al Pazar”, nis këtë sezon të ri me një skenografi tërësisht të rinovuar. Nga ana tjetër, moderatori Agron Llakaj, përveç risive në staf dhe personazheve tëhumorit të shtunave, duke filluar nga data 1 tetor, ky sezon i ri do të vijë me një skenografi krejt të re.

MODERATORËT QË NUK SJELLIN ASNJË RISI, DHE TË TJERË QË U LARGUAN

“Dance with me”, në prezantimin e Alketa Vejsiut, është në përgatitjet e fundit, për të nisur transmetimin së shpejti në “Tv Klan”. Edhe programi i mëngjesit “Wake up”, që u prezantua nga Mira Kazhani dhe Eno Popi sezonin e shkuar, këtë vit do të jetë ndryshe. Në vend të Kazhanit do të vijë Isli Islami, spikeri i lajmeve në “Top Channel”, që bashkë me Eno Popin do të jenë fytyrat dhe autorët e këtij programi.

Mesa duket ka qenë Eno, i cili e ka drejtuar dikur programin me Ledion Liçon, ai që propozoi këtë zgjidhje. Ndërsa emisioni i mëngjesit në “TV Klan” do të rifillojë në sezonin e ri televiziv prej datës 5 shtator. “Aldo Morning Show” do të vijë njësoj (përveç ndonjë ndryshimi gazetarësh) prej datës 5 shtator, si gjithmonë në orën 06:59. Po ashtu Arian Çani me “Zonë e Lirë” do të vazhdojë njësoj të premteve në “Tv Klan”, ndërsa “Apartamenti 2XL” pritet të nisë transmetimin më datë 4 tetor. Gjatë muajit tetor, parashikohet të nisë dhe sezoni i ri i “Tu Si que Vales”, ndërsa spektakli i kërcimit në këtë televizion “Dancing with the stars”, sipas parashikimevedo të nisë në janar 2017.

Please follow and like us: