Largohet asistentja personale e Ballës: “Stres i madh në punë”
Pas largimeve vërtet të bujshme të moderatoreve dhe gazetarëve nga departamenti i informacionit në Top Channel, një tjetër gazetare dhe person mjaft i rëndësishëm për lajmet në këtë televizion është larguar.
Burime për IMAlbania.com pranë Top Channel, shprehen se Fabiola Hashorva një prej emrave më të rinj të Departamentit të Informacionit të Top Channel, e cila ishte pjesë e prurjeve të këtij televizioni me rikthimin e Sokol Ballës në krye të këtij departamenti, ka braktisur gjigandin informativ.
Sipas saj arsyeja e largesës ishte pikërisht ngarkesa dhe stresi i madh në punë.
Fabiola Hrushova ishte asistentja personale e Sokol Ballës, njëherazi producente e Top Story, dhe producente e edicioneve informative të lajmeve në TCH, profil ky risi në median shqiptare që Balla u përpoq ta sillte për herë të parë. Hrushova gjithashtu ka qënë pjesë e Televizionit Klan.