Mistikët që u shërbyen udhëheqësve botërorë: Ulrika Arfvidson
Gjatë mbretërimit të Gustavit III, falli ishte në lulëzim të plotë në Suedi. Një nga fallxhoret më të shquara ishte Ulrika Arfvidson, një grua misterioze, e popullarizuar në vonë nga Xhuzepe Verdi në operën “Ballo me Maska”. E lindur në vitin 1734 nga një kujdestare e pallatit mbretëror, Arfvidson u rrit e rrethuar vazhdimisht nga thashetheme mbretërore, diçka që do t’i përshtatej shumë mirë edhe më vonë në jetë.
Ndryshe nga shumica e fallxhorëve, Arfvidson mbështetej tek një rrjet i fuqishëm informatorësh, çka e lejonte të nxirrte konkluzione që dukeshin se e kishin origjinën tek fuqia magjike. Arfvidson është më e njohur për parashikimin e vdekjes së Gustavit III. Në vitin 1786, Gustavi shkoi tek ajo i maskuar, duke shpresuar të mësonte të ardhmen e tij.
Pasi e njohu, Arfvidson i foli për të shkuarën e tij, të tashmen dhe në fund për të ardhmen e tij. Ajo e paralajmëroi se duhej të kishte frikë ndaj një njeriu me maskë, të armatosur me një shpatë. Gustavi III u vra gjatë një balloje me maska në vitin 1792, edhe pse njeriu qe e vrau kishte armë. Fama e Arfvidson përfundimisht u zbeh, dhe ajo vdiq në varfëri në vitin 1801.