Papa Françesku shenjtëron Nënë Terezën në Vatikan
Një ditë para 19-vjetorit të vdekjes dhe 17 vjet pas nisjes së kanonizimit të humanistes botërore, Shenjtërohet Nënë Tereza. Papa Francesku ka kryer ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës, para mijëra besimtarëve, në Sheshin Shën Pjetër, në Vatikan. Ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës ka nisur me rrëfimin për jetën e saj.
Më pas Papa Francesku kreu ceremoninë e shenjtërimit para mijëra besimtarëve me meshën, ku theksoi “Shenjtëria e nënë Terezës është shumë pranë nesh. Sot quhet e shenjtë, por ne do të vijojmë ta thërrasim nënë Tereza”.
Ai lexoi formulën e shenjtërimit në latinisht
“E shpallim Nënë Terezën e Kalkutës Shenjtore. Protagonistët e historisë janë dy Zoti dhe njerëzit. Cili është vullneti i Zotit, duhet ditur çfarë i pëlqen atij. Do të gjejmë përgjigjen duke kërkuar se cili është vullneti i Zotit. Nënë Tereza u shërbeu të varfërve me vullnetin e Zotit. Nënë Tereza dha modelin e saj të shenjtërisë. Shenjtëria e nënë Terezës është shumë pranë nesh. Sot quhet e shenjtë por ne do të vijojmë ta thërrasim nënë Tereza. Nënë Tereza dhuroi dashuri për të gjithë. Nënë Tereza u buzëqeshte të gjithë njerëzve. Të mbajmë në zemër buzëqeshjen e nënë Terezës. I dedikojmë Zotit lutjet për Shenjtërinë e Nënë Terezës së Kalkutës”, tha Papa në fjalën e tij.
“Mbushe plot me shpirtin tënd o Zot”, thanë motrat e misionit të Nënë Terezës.
Lutja u mbajt edhe në gjuhën shqipe. Më pas u dëgjuan edhe dy lutje në portugalisht dhe gjuhën kineze.
Papa mbylli ceremoninë me falenderimin për motrat e misionit të Nënë Terezës, përshëndeti të pranishmit dhe dha bekimin me lutjen përmbyllëse të ceremonisë
Mbi 120 mijë besimtarë dhe 13 krerë shtetesh ndjoqën direkt në Sheshin Shën Pjetër në Vatikan këtë cereoni historikë të Shenjtërimit të murgeshës shqiptare dhe botërore Nënë Terezës.
Ndër të pranishmit edhe përfaqësuesit më të lartë zyrtar të Shqipërisë, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Delegacione ka patur edhe nga Kosova, India dhe gjithë bota.