Amarcord, Rama: Kjo është relike e Princit Filip të Anzhu-Tarentit, Princ i Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet për vizitë në Slloveni, sjell nëpërmjet Amarcord një kuti relikesh të Princit Filip të Anzhu-Tarentit, Princ i Shqipërisë.Amarcord, tashmë një traditë në ekspozimin e kryeministrit Rama në statusin e tij, vjen sonte nga Sllovenia me një gjetje të rrallë princërore.
“Dikur Sllovenia, ku sot u zhvillua një takim bilateral mes dy Kryeministrave dhe u konfirmua bashkëpunimi i suksesshëm midis dy vendeve, ishte në orbitën e ndikimit të princërve Anzhuinë, qe shtrihej nga Shqipëria deri në Hungari; kjo kuti e vogël relikesh, na kujton, nëpërmjet stemave të saj, princin italo-frëng Filip të Anzhu-Tarentit dhe bashkëshorten e tij, princeshën Tamara e Epirit, të cilët rimëkëmbën Mbretërinë e Shqipërisë (Regnum Albaniae), më 5 shtator 1304…”, shkruan Rama. Kryeministri Rama shkruan: “Kjo është relike e Princit Filip të Anzhu-Tarentit, Princ i Shqipërisë!”
Please follow and like us: