Albspirit

Media/News/Publishing

Ditët e Kabasë e Isopolifonisë

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=uZsRWAnNWRA?enablejsapi=1&origin=http%3A%2F%2Fvizionplus.al&widgetid=1]

Kabaja, isopolifonia, xhazi dhe ritmet e një rroku që nuk humbet esencën e së bukurës në muzikën folklorike shqiptare do të jehojnë për tre net në Korçë. Këto janë vetëm pak nga ritmet që do të sjellin Fanfara Tirana, një grup artistësh shqiptarë që janë kthyer së bashku me Robert Bishën në bandën unikale që eksportojnë muzikë të mirë shqiptare në ritme xhaz në të gjithë botën. Robert bisha rikthehet në Shqipëri pas koncertit të suksesshëm që pati në Lion të Francës, ku edhe prezantoi thesarin e muzikës shqip të rikonceptuar.
Artistët shqiptarë sapo e kanë përfunduar turin e tyre nëpër Europë, e ndërsa kanë arritur të tërheqin edhe vëmendjen e mediave prestigjioze në vendet ku kanë performuar, në Shqipërinë e tyre ata duan të sjellin një festival të plotë, ku kabaja dhe isopolifonia do të jenë kryefjala. Kumbaro, vetë një mbështetëse e këtij grupi artistësh që u njohën në Shqipëri në Festivalin e Gjirokastrës, e cilësoi këtë festival si një respekt përulës që i bëhet traditës dhe thesareve të muzikës folklorike. Pjesë e këtij festivali do të jenë edhe një bandë nga Janina, Transgblobal Underground, muzikanti Inicio Capossela, batisti i njohur Das, dhe grupi Jericho nga Kosova.

Please follow and like us: