Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan bën thirrje për “zonë të sigurt” në Siri


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan thotë se ai u ka bërë thirrje liderëve botërorë gjatë samitit të G20 që të krijojnë “zonë të sigurt” në Siri, ku nuk do të kishte luftime, prej nga ku mund të dërgoheshin ndihmat, por edhe refugjatët do të mund të lëviznin.

Duke folur në Hangzhou, ai tha se ai ka kërkuar në mënyrë specifike për këtë gjë në takimet me presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë amerikan, Barack Obama.

Erdogan gjithashtu tha se ofenziva turke në Siri ka për qëllim që të largojë ekstremistët e Shtetit islamik nga kufinjtë e Turqisë dhe që të parandalojë milicinë kurde YPG, që të zgjerojë territorin e saj në këtë zonë.

Please follow and like us: