G20, në dokumentin final përfshihet edhe ‘lista e zezë’ e parajsave fiskale
Rasti “Apple” ka mbërritur në tavolinën e G20-ës. Pas super gjobës të vendosur nga Komisioni Europian, e cila detyron Irlandën që t’i marrë gjigandit të elektronikës 13 miliardë taksa të papaguara dhe protestat amerikane që denoncojnë ‘aktivitetin e Brukselit kundër kompanive amerikane’, samiti kinez po përgatitet për një lëvizje të fortë ndaj parajsave fiskale.
Komunikimi final i G20-ës që po mbahet në Hangzhou do të përbajë një ‘listë të zezë’ të parajsave fiskale dhe të masave që mund të zbatohen kundër tyre.
Kjo u bë e ditur nga ministri francez i Ekonomisë Michel Sapin, i cili theksoi se dokumenti do të ketë përmbajtje të elementëve që nuk janë futur kurrë në një komunikatë të shteteve të G20-ës e që renditen si masa konkrete kundër këtij fenomeni. Sapin theksoi se ‘lista e zezë’ duhet të elaborohet deri në korrik 2017, sikundër edhe masat që mund të merren kundrejt atyre që do të bëhen pjesë.
“Krerët e shteteve, tha Sapin, do të miratojnë punën e kryer nga Osce për të ztabilizuar kriteret, që nuk bëjnë pjesë në kriteret ndërkombëtare.
Në draftin e përfundimeve G20-a shkruan se do të angazhohet për të garantouar rritje të qendrueshme ekonomike si që nxit punësimin.
Liderët e G20-ës do t’u kërkojnë institucioneve të mëdha botërore që të identifikojnë mjetet dhe mënyrat që do të mund të promovojnë rritje të fortë dhe të qendrueshme, në tregi, investime, përfshi këtu edhe përmirësimin e modelit aktual, përmirësimin dhe rritjen e konkurrencës, promocionin e zinxhirit të vlerave botërore të koordinuara.
Në testin përfundimtar do të bëjë pjesë edhe një referim në lidhje me nevojën për të reduktuar mbiprodhimin botëror të industrisë që turbullon tregjet.
“ Ka një marrëveshje, tha një diplomat, për të njohur mbiprodhimin i cili rëndon ekonominë dhe se subvencionet janë ndër shkaqet kryesore të destabilizimit të tregjeve, si dhe për të krijuar një forum botëror ku do të bëjë pjesë edhe Kina”.