Albspirit

Media/News/Publishing

Horoskopi i Susan Miller për shtator 2016

 

Çfarë thonë yjet për muajin e nëntë të Shtatorit?

 

DASHI

Dy eklipse këtë muaj do t’ju ndryshojnë rutinën, ndoshta në mënyrë dramatike. Eklipsi i parë, ai i 1 shtatorit në shenjën e Virgjëreshës, do të ndriçojë shtëpinë tuaj të gjashtë të punës dhe shëndetit. Si rezultat, përqëndrimi më i madh këtë muaj do të jetë tek puna.

Ju mund të gjeni një punë të re, mund të keni një asistent tuajin ose mund të punësoni dikë tjetër që do të raportojë për ju. Zyrat qendrore mund të ndryshojnë destinacion ose juve mund t’jua përmirësojnë tavolinën e punës me një kompjuter të ri.

Eklipset tregojnë ndryshime të mëdha. Nëse je e vetë-punësuar, një klient i ri mund të hyjë në portën tuaj dhe të ndryshojë menjëherë mënyrën sesi industria i shihte deri më tani mundësitë tuaja.

Përsa i përket shëndetit, ju mund të keni shtyrë deri tani check-up-et, por ky eklips do t’ju motivojë që të caktoni një datë gjatë gjysmës së parë të shtatorit. Mund t’ju ndodhë që të keni pak problem me përgjigjet e analizave nga laboratorët; ndaj ju këshilloj që të kërkoni edhe një check-up tjetër për t’u siguruar. Çdo përpjekje e juaja për të përmirësuar shëndetin dhe format, do të shkojë më së miri.  Këtë muaj ju do të shihni rezultate shumë herë më të mira sesa keni parë gjatë gjithë vitit, duke përfshirë edhe kohën e Vitit të Ri, kur ju i vutë detyrë vetes të nisnit palestrën.

Gjatë eklipsit të dytë të 16 Shtatorit, përqëndrimi do të jetë në shendetin mendor. Nëse keni kaluar trauma këto kohët  e fundit, nëse keni shkuar tek ndonjë terapist apo keni qënë në rehabilitim, erdhi koha që të shpëtoni nga makthet. Tashmë do të ndiheni më të ekuilibruar, më të plotë, më të qetë.

Do të nisni të mendoni për ndonjë korrigjim të vogël nëpërmjet kirurgjisë plastike. Koha do të jetë me ju!

Marsi, planeti juaj udhëheqës, do të lëvizë në sektorin e udhëtimit në largësi apo në edukimin e lartë. Nëse udhëtoni, planifikoni që ta bëni gjatë fundjavës së 17 shtatorit, duke zgjedhur për të pushuar një vend të qetë pranë ujit. Nëse do t’i ktheheni shkollës, disa nga kurset që keni zgjedhur do të ndryshojnë ose do të anulohen – mos u mërzisni sepse në fund, gjërat do të punojnë në avantazhin tuaj.

Në planin romantik, sapo Jupiteri të hyjë në shtëpinë e shtatë të përkushtimit më 9 shtator, do të qëndrojë aty për 13 muaj, deri në tetor të vitit 2017. Gjatë këtij viti, ju do të jeni shenja më e favorizuar për martesë apo për një bashkëpunim të fortë dhe me shumë përfitim biznesi. Prisni me padurim për ditët 27-28 Shtator! Do të jenë ditët më me fat të vitit, kur Jupiteri bashkohet me Diellin e mrekullueshëm dhe përpara jush do të hapet një epokë e jashtëzakonshme dashurie e shumëpritur.

Nëse jeni single, nuk do të përjashtoheni nga kjo magji. Që nga ky moment, ju do të takoni njerëz më me peshë se dikur dhe që ju gjykoni se kanë potencial për të qënë kandidat të mundshëm për martesë.

Afërdita do të jetë në shtëpinë tuaj të martesës dhe përkushtimit gjatë gjithë këtij muaji, deri në 24 Shtator. Marrëdhënia me të dashurin apo bashkëshortin do të jetë shumë e paqtë dhe komunikimi shumë i këndshëm. Nëse jeni beqar/e dhe prisni që të njihni dashurinë e vërtetë, 19 shtatori do të jetë një ditë plot flirtime që do t’ju bëjë të buzëqeshni. Do të ndiheni tmerrësisht tërheqëse.

Nëse jeni në një lidhje serioze, fundjava e 30 shtatorit – 1 tetorit do të sjellë hënën e re tek peshorja (shenja e martesës), një nga shenjat më harmonike të këtij viti. Gjatë vitit të ardhshëm, theksi i jetës suaj do të vihet tek martesa; do të përfitojnë vetëm ata që janë të lidhur apo që duan të martohen. Por edhe beqarët do të kënaqen. Nëse jeni i/e martuar, partneri juaj do të ecë shumë mirë në karrierë dhe kjo rritje e menjëhershme suksesi dhe të ardhurash, do t’ju japë një kënaqësi për ta shijuar jetën. Ki besim, Dash, se pavarësisht gjendjes civile, yjet po shkëlqejnë mbi ty!

Gjatë gjithë muajit, deri në 22 Shtator, Mërkuri do të ecë mbrapsh. Gjatë javëve në vijim, sigurohuni që të mos blini asgjë elektronike apo pajisje kuzhine dhe mos nënshkruani asnjë marrëveshje që ju lidh për një kohë të gjatë në jetën profesionale apo personale. Prisni derisa të shndritë hëna e 30 Shtatorit. Do të gëzoheni për këtë. Hëna e re është kaq hyjnore, saqë në këtë kohë ju mund të fejoheni, martoheni dhe të keni një partner të ri në fushën e biznesit. Hëna e 30 shtatorit është një nga hënat më të mira të vitit, ndaj kujdesuni të hartoni marrëveshje e t’i firmosni.

DEMI

Nëse po kërkoni dashurinë e vërtetë, ku i dihet, ndoshta edhe dashuria e vërtetë mund të jetë duke ju kërkuar juve. Ndoshta më parë keni qënë skeptikë, por vazhdoni të keni besim, pasi këtë muaj yjet janë rreshtuar në një mënyrë të jashtëzakonshme. Me fatin e mbarë të Jupiterit, me Merkurin, me Diellin krenar dhe me eklipsin e fuqishëm të Hënës së Re tek Virgjëresha në 1 Shtator, s’mund të kërkonit mbështetje më të madhe kozmike. Me Jupiterin që ndërthuret me Merkurin, ju mund të merrni lajme shumë të mira për t’u zhvendosur dhe udhëtuar diku. Ndoshta në atë udhëtim ka shumë gjasa të godasë Kupidi dhe të ndezë zjarrin e dashurisë me njeriun tuaj special.

Ky eklips do të nxisë sharmin dhe origjinalitetin tuaj të dalë në sipërfaqe. Jupiteri do t’ju japë fat në udhëtimin e tij 1 herë në 12 vjet. Do të ndodheni në vendin e duhur, në kohën e duhur, me një forcë tërheqëse të madhe, gjë që do të bjerë në sytë e të gjithëve. Nëse jeni çift, do të keni vëmendjen e duhur të partnerit dhe nëse e dëshironi, një shtatzëni ose një fëmijë do të plotësojë tablon, pse jo?! Eklipset do të sjellin ndryshim drastik dhe në rastin tuaj eklipsi do të përqendrohet në hapësirën që i kushtohet të vërtetës, dashurisë jetëgjatë dhe asaj për fëmijët. Më 9 shtator, Jupiteri do të zhvendoset në shenjën e peshores dhe do të kthehet në sektorin tuaj të shëndetit në 13 muajt e ardhshëm, që do të jetë një ndihmesë e madhe për ju nëse do të keni nevojë për përkujdesjen e mjekut. Kërkoni ndihmë-do të surprizoheni kur të dëgjoni më parë për një mjekim që mund t’ju sjellë qetësi, ose ndoshta edhe për ndonjë mrekulli apo kurë në fushën shëndetsore. Përsa i takon karrierës, të njëjtat planetet që do të ndikojnë tek Virgjëresha, do t’ju ndihmojnë edhe ju të shpërndani idetë më kreative që keni hasur ndër vite.

Të gjithë këto planete janë në një kënd ideal me Diellin tuaj, duke vënë në pah individualitetin dhe duke bërë të mundur që t’ju kushtojnë vëmendje njerëz me shumë rëndësi. Me hënën e re, më 30 shtator, do të merrni një projekt të ri që përputhet me prirjet tuaja. Të menduarit për financat do t’ju marrë shumë kohë, pasi ky do të jetë muaji i shpenzimeve. Megjithatë, do të jeni në gjendje për të negociuar për pagesat dhe për të pasur përfitime bujare. Nëse jeni i vetëpunësuar, pyesni konsulentin tuaj financiar për të gjetur mënyra për të rritur kursimet dhe të ardhurat tuaja. Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 30 gushti në 22 shtator, kështu që zgjedhjet finale ose vendimet për të ndryshuar kalendarit e investimeve tuaja merrini pasi ai të kthehet në shenjën tuaj, në javën e fundit të shtatorit. Dedikojani javën e fundit të muajit kënaqësive që të jep udhëtimi. Duke filluar nga 27 shtatori deri më 9 nëntor, do t’ju jepet një mundësi për të udhëtuar në vende të largëta dhe të kushtueshme. Filloni përgatitjet duke gjetur një valixhe të këndshme që nuk ju rëndon shumë. Në këto 6 javë me siguri që do të vizitoni vende të ndryshme. Kur Jupiteri, planeti i fatit, do të hyjë në shenjën e Peshores më 9 shtator, ai do të qendrojë në shtëpinë tuaj të gjatë të projekteve të punës deri në tetor 2017. Do të keni nevojë për të rekrutuar staf në kohën që biznesi juaj do të rritet dhe do ta përballoni me lehtësi këtë fazë, do të gjeni kandidatë të mrekullueshëm të cilët do t’ju mbështesin. Shihni 25-26 shtatorin, ditët më me fat të vitit, për detyrat që do të ndërmerrni të cilat do të shpërblehen shumë mirë më vonë. Lajme të mira për shëndetin, fitnesin, forcat rikuperuese do të jenë qershia mbi tortë. Hëna e re më 30 shtator do të sjellë ditë perfekte për ju, duke ju ndihmuar të shihni detyra më interesante, duke ju lejuar të punësoni njerëz të rinj që duhet të tregojnë zgjuarësi, shkathtësi dhe besnikëri ndaj jush. Hapat që do të ndërmerrni lidhur me shëndetin dhe punën tuaj, do të rezultojnë të zgjuar dhe do të kenë fuqinë të ndryshojnë jetën tuaj për një vit ose më shumë. Hëna e re është vërtet e rrallë-përdoreni në avantazhin tuaj.

BINJAKËT

Ky do të jetë një muaj fantastik në shumë aspekte, edhe pse planeti që ju udhëheq, Mërkuri, do të jetë në zmbrapsje, trend ky që nisi në 30 gusht dhe vazhdon deri në 22 shtator. Katër planete elegante do të jenë në shtëpinë tuaj të katërt të Familjes, duke përfshirë Diellin, fatsjellësin Jupiter, Mërkurin dhe eklipsin hënor të Hënës së re. Të gjitha këto planete do të ndriçojnë shtëpinë dhe familjen tuaj. Ndoshta do t’ju duhet të ri-dekoroni, të shisni, të blini, apo të merrni me qera. Hapësira juaj do të jetë më e madhe çfarëdo që të bëni, pasi do të shtoni m2 ose do të ri-organizoni shtëpinë në mënyrë të tillë që të ketë më shumë frymëmarrje. Eklipsi i 1 shtatorit do t’ju vërë në lëvizje. Nëse jetoni me një partner, ju mund të hasni pak rezistencë në planet tuaja, kështu që duhet të jeni sa më bindës. Binjakët kanë shumë aftësi që t’u shmangen kundërshtarëve në debate të nxehta, duke gjetur rrugë anësore. Mos mbërrini në gjykime. Këtë muaj ndoshta do të mendoni se nuk mund të jetoni dot me njëri-tjetrin, por as pa njëri-tjetrin. Thënë shkurt, ju keni nevojë të jeni bashkë. Siç e kuptuat, ky muaj ka më shumë favore për ata që janë beqarë sesa për ata që janë të martuar. Eklipsi i plotë i 16 shtatorit do të zhvendosë vëmendjen tek karriera. Ndoshta do të intervistoheni në shtyp ose ndoshta do të merrni lëvdata nga shefat tuaj, shoqëruar edhe me një rritje të rrogës.

Nëse jeni të vetë-punësuar, ka shanse që të arrini të mbyllni një marrëveshje me një klient prestigjioz dhe në këtë mënyrë të rrisni vlerën dhe statusin tuaj në industri.

Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit, do të bëjë një lëvizje monumentale më 9 shtator tek shenja e Peshores dhe tek dashuria e vërtetë. Kemi lajme fantastike për ju që jeni beqarë, sepse do të jeni shenja me të cilën njerëzit do të bien në dashuri. Nëse jeni të lidhur, do të merrni më shumë vëmendje nga partneri dhe do të hyni në një fazë të ëmbël të marrëdhënies. Ky trend do të zgjasë për rreth një vit, deri më 10 tetor të 2017-ës.

Nëse keni shumë dëshirë të bëni fëmijë, këto 13 muajt e ardhshëm janë perfektë për të nisur një familje. Nëse jeni në një lidhje të lumtur dhe me fëmijë, dashuria do të rritet nga partneri dhe fëmijët do të ndihen më të mbrojtur.

Nëse jeni të lidhur, do të keni dëshirë të udhëtoni në kontinente të tjera me partnerin dhe ky udhëtim do të rezultojë fantastik, sidomos nga nëntori deri në mes të dhjetorit. Ndaj nisni të planifikoni.

Më 25 dhe 26 shtator do të përjetoni ditët më me fat të vitit. Planifikoni diçka speciale, sepse kjo është hera e parë që Dielli dhe Jupiteri takohen në shenjën tuaj të dashurisë pas 12 vjetësh, duke ju sjellë dy ditë të jashtëzakonshme që nuk do të ri-përsëriten për këtë dekadë.

Jeni beqarë? Dilni me miq gjatë këtyre ditëve. Asgjë nuk do të ndodhë nëse qëndroni në shtëpi. Jeta juaj dashurore do të pasurohet nëse shfaqeni kudo. Bëhuni të bukur dhe do të shihni çfarë do të ndodhë!

GAFORRJA

Jemi kthyer sërish në periudhën e eklipseve. Kjo është shumë e rëndësishme për ju, pasi si gaforre i ndjeni efektet e Hënës drejtuese në shenjën tuaj. Këtë muaj kemi 2 eklipse. Në fakt janë 2 eklipset e fundit për këtë vit, i pari më 1 shtator ku do jetë hëna e re në eklipsin solar dhe eklipsi i plotë hënor, më 16 Shtator. Zakonisht ka 4 eklipse në vit dhe 2 të parët ishin më 8 dhe 23 Mars. Përse duhet t’u jepni rëndësi këtyre eklipseve? Ato janë të rëndësishme pasi sjellin ndryshime të mëdha; në momentin ku kemi eklips hënor shumë të vërteta dalin në sipërfaqe. Shtatori do të jetë një muaj i rëndësishëm pasi kemi dhe lëvizjen e Jupiterit që del jashtë Virgjëreshës duke hyrë tek Peshorja më 9 shtator. Mërkuri do të jetë në prapavijë për pak kohë. Ditët më me fat do të jenë ato të 25-26 Shtatorit. Shumë njerëz psikologjikisht mendojnë që janari është fillimi i një viti të ri dhe i një kapitulli të ri, por në të vërtetë shtatori, do të jetë i tillë për ju. Kështu që le të nisim fillimin e muajit me eklipsin e parë.

Eklipsi hënor/diellor i 1 shtatorit do të jetë tek Virgjerësha dhe do të qëndrojë i rrethuar nga Dielli, Mërkuri dhe Jupiteri tek Virgjëresha në shtëpinë e tretë – të komunikimit. Do të jetë një periudhë shumë e tensionuar. Emaili juaj do të jetë plot, telefoni nuk do të rreshtë së rëni dhe midis të gjitha punëve që do të keni, do t’ju duhet të punoni në një apo disa projekte të ndryshme. Do t’ju duhet të jeni të organizuar, duhet të mbani mend shumë detaje të punës. Këtë muaj mund të keni mundësinë edhe të udhëtoni, por në fillim të muajit do të jetë një distancë e shkurtër. Ky eklips është shumë i bukur pasi do të hapë një rrugë të re, si çdo eklips diellor (edhe një hëne e re) bën. Në sektorin e punës tuaj është e vërtetë që Marsi dhe Saturni janë të lidhur, gjë që tregon që puna juaj do të jetë shumë kërkuese. Marsi dhe Saturni do të nisin ndarjen e tyre nga mesi i muajit, duke e bërë më të lehtë marrjen e vendimeve dhe ecjen përpara, por me Mërkurin në prapavijë, nuk do ta besoni këtë ndryshim deri në fund të muajit shtator. Marsi do të jetë në një kënd të vështirë për të dyja eklipset, prandaj mund të zbuloni që obligimet në punë do ta bëjnë të vështirë shkëputjen. Do të keni punë intensive deri më 27 shtator. Do t’u duhet të prisni gjersa Marsi të largohet nga Shigjetari, më pas gjithçka do të duket më e lehtë. Marsi ka qenë në sektorin tuaj të punës në periudhat: 5-27 mars dhe nga 2 gushti -27 shtator, kohë kur do të largohet. Të kesh Marsin në një nga shtëpitë e horoskopit është si të kesh një duzinë me kafe në mëngjes – shumë e vështirë për t’i pirë të gjitha!!!

Nëse nuk arrini të mbaroni në kohë punët tuaja, kini parasysh që Mërkuri, planeti që drejton komunikimin, negociatat, kontratat, perceptimin dhe udhetimet, do të jetë në prapavijë nga data 30 gusht deri më 22 shtator. Merkuri do të jetë në prapavijë tek Virgjëresha dhe kjo mund të rrisë shanset ku ju mund të humbni detaje, kështu që do ju duhet më shumë kohë për të fituar përqendrimin. Kjo nuk është një periudhë e mirë për të nënshkruar një kontratë – shtyjeni nënshkrimin deri pas 25-26 shtatorit. Po ashtu, merrni parasysh që këto data janë ato më me fat për vitin 2016. Mënyra se si ju mendoni – se si i qaseni botës – këtë muaj do të influencojë atë çka do t’ju ndodhë. Në të vërtetë, perspektiva, opinionet dhe mendimet tuaja do t’ju shtyjnë për të arritur suksese. Me pak fjalë, nëse do të keni mendime pozitive, ato mund të kenë një efekt të rëndësishëm te ju dhe do t’ju ndihmojnë për të arritur qëllimet. Eklipset do të kenë shumë ndikime tek ju,do t’ju çojnë si në udhëtime të shkurtra, edhe në ato të gjata. Aktivitetet, diskutimet, synimet dhe ëndrrat që ishin të rëndësishme në fund të muajit mars dhe në fillim të prillit, do t’i keni sërish në shtator. Nëse në fund të marsit apo në fillim të prillit ju keni udhëtuar, atëherë filloni të bëni gati valixhet që tani. Nëse nuk do mundeni të udhëtoni, atëhere horizonti juaj do të hapet. Mbase do të riktheheni në shkollë, ose do të merrni kurse ekstra, ndoshta diçka që ka të bëjë me një udhëtim intelektual. Me eklipsin e plotë hënor të datës 16 shtator, përgatituni për të marrë një vendim për shtetësi në një vend tjetër, jo atë të lindjes. Ndoshta do të aplikoni për një vizë apo green card. Eklipset sjellin gjithmonë ndodhi të mëdha në jetë, pra është shumë e mundur që diçka e madhe të ndodhë.

Nëse keni lindur më 30 qershor, apo 5 ditë para apo pas kësaj date, do ta ndjeni shumë eklipsin e datës 1 shtator. Nëse keni lindur më 16 korrik, apo 5 ditë para apo pas kësaj date, do të ndjeni më shumë eklipsin e datës 16 shtator. Përveç 2 eklipseve kaq të rëndësishëm këtë vit, Jupiteri është ai që do të bëjë një lëvizje fantastike për shenjën tuaj. Jupiteri do të hyjë tek Peshorja dhe tek shtëpia e asaj që quhet “familjare”, për herë të parë pas 12 vitesh dhe do të qëndrojë aty për 13 muaj, deri në tetor të 2017-. Ai do të forcojë shtëpinë tuaj dhe kjo është aq shumë në harmoni me Gaforren, saqë do t’ju sjellë një gëzim të vërtetë. Do ta kthejë shtëpinë tuaj në një kështjellë duke e mbrojtur nga ajo çka disa herë mund të jetë botë shumë e egër. Mos u nxitoni nëse jeni duke kërkuar për të blerë një shtëpi apo po kërkoni diçka me qera! Ajo çka kërkoni do të vijë dhe zgjedhja juaj do të jetë e duhura. Nëse jetoni në shtëpinë tuaj, mbase ka ardhur koha ta rimodeloni duke i sjellë më shumë dritë. Kur isha në një gjendje të këtillë si ju, para shumë vitesh -mbaj mend sesi me bashkëshortin tim punonim shumë për të mbajtur shtëpinë e fëmijët, por prapë mezi ia dilnim. Një ditë pashë një skrivani që m’u duk perfekte dhe kërkova ta blija. Ende sot e kam këtë skrivani. Me këtë dua t’ju them që jeni në një periudhë ku duhet të jeni të kujdesshëm për të gjetur qetësinë dhe dritën që kërkoni në shtëpinë tuaj. Po ashtu, mund të ndodhë dhe diçka tjetër në familje që mund t’ju sjellë kënaqësi, si për shembull motra apo vëllai juaj do të bëhet me fëmijë, apo nëse jeni të rritur, mund të bëheni me nip apo një mbesë. Gëzimi në familje apo një suport i mirë familjar – i cili mund të përkthehet dhe në një dhuratë financiare për të blerë një shtëpi – është shumë i mundur në këtë periudhë. Nëse në familjen tuaj keni një prind që është sëmurë apo nuk ndihet mirë – ky është momenti ku përgjigjet që do gjeni, do t’ju japin kënaqësi. Për t’ju treguar sesa i fuqishëm është Jupiteri tek ju, ju do të keni 2 ndodhi këtë muaj që do të vërtetojnë sesa me fat jeni në çështjet intime apo familjare. Me ardhjen e Jupiterit ju do të shihni fitime të mëdha në blerjen apo shitjen e shtëpisë. Por bashkë me ardhjen e Jupiterit, Dielli, i cili ndikon në shtëpinë tuaj të dytë, mund t’ju sjellë përfitime të tjera. Këto 2 ditë mund të merrni lajme të tjera të mira për shëndetit tuaj, të adoptoni apo të blini një kafshë shtëpiake.

Më 30 Shtator do të përballeni me hënën më hyjnore të vitit, e cila do t’ju sjellë Hënën e re dhe Diellin dhe nga ana tjetër, Jupiterin, një planet që sjell veç fat. Çdo veprim e aktivitet që do të bëni në 10 ditëshin që pason 30 shtatorin, si në shtëpinë tuaj apo me familjarët, do t’ju falë shumë entuziazëm. Ju mund të blini, shisni, merrni me qira, të gjeni dikë për të ndarë qiranë, të gjeni qiraxhinj, të rregulloni – është në dorën tuaj. Hënat e reja janë shumë të rëndësishme dhe farat që hidhni në ato momente të ardhjes së Hënës së re, mund të kenë ndikim në ndryshimin pozitiv të jetës suaj për një vit apo më shumë. Një herë isha në pozicionin tuaj dhe atëhere bleva një shtëpi, në të cilën jetoj ende sot pas shumë dekadash. Kjo Hënë e re e 30 shtatorit do të jetë si një diamant shumë i rrallë për ju

LUANI

Këtë muaj do të keni një burim të ri të ardhurash, një shumë e fituar falë një pune të bërë më parë. Jupiteri, Mërkuri, Dielli dhe eklipsi i ri diellor i 1 shtatorit do ndriçojnë në shtëpinë e dytë të të ardhurave financiare. Në këtë mënyrë, do mund të përballoni disa nga pengesat që do t’u shfaqen. Eklipsi do jetë në Virgjëreshë, një shenjë që tregon komunikim. Të ardhurat e fituara mund të vijnë nga fusha e shkrimit, aktrimit, shitjeve apo marketingut dhe mediave sociale. Gjatë kësaj kohe do të keni nevojë edhe për një avokat, pasi do t’ju kërkohet të nënshkruani disa dokumente. Eklipsi i plotë hënor i 16 shtatorit do ndikojë po ashtu në financat tuaja duke qenë se do vendoset në shtëpinë e tetë të parave të të tjerëve. Do merrni lajmin se keni fituar një konkurs ose një trashëgimi, bonus, komision apo shpërblim tjetër. Ky mund të jetë dhe momenti kur do vendosen përfundimisht kushtet e divorcit. Problemi më i madh me të cilin do përballeni, do jetë mënyra sesi do i menaxhoni të ardhurat tuaja.

Merrni një moment për të vendosur se çfarë është e rëndësishme për ju dhe drejtojini të ardhurat në atë drejtim. Ky është një muaj i mirë për të gjetur mënyra sesi të kurseni apo të investoni për një kohë të gjatë. Do të ishte mirë që të studioni opsionet më të mira për të investuar apo shpenzuar, por mos i vendosni në praktikë derisa Mërkuri, planeti i mendimit, perceptimit, vendimmarrjes dhe marrëveshjes, të shkojë direkt në vijën e tij, e cila ndodh më 22 shtator. Kur Mërkuri është jashtë saj, jeni të prirur të merrni vendime me pak informacion në mendje, kësisoj pendoheni shpejt. Kini durim për t’i menduar më thellë gjërat. Nëse dikush ju detyrohet në të holla, ky është një moment i mirë për ta kontaktuar dhe për t’ia kërkuar ato para.

Jupiteri do vendoset në shtëpinë tuaj të tretë të udhëtimit dhe komunikimit më 9 shtator për të qëndruar aty deri në 10 tetor 2017. Në këtë periudhë do të hapni një blog ose emision në radio. Shikoni se çfarë do ndodhë më 25-26 shtator, kur Dielli dhe Jupiteri të bashkohen me Peshoren dhe të krijojnë mundësi shumë fitimiprurëse.

Gjatë kësaj kohë, do udhëtoni në qytetet pranë, ndërsa vitin që vjen, do t’ju duhet të blini një makinë. Megjithatë, siç u shpjegua më sipër, prisni deri më 22 shtator para se të merrni një vendim!

Dashuria do lulëzojë në këtë jetë tuajën në udhëtim. Planeti Mars e ka ndiçuar sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë këtë vit, përveç muajit qershor. Duket se marrëdhënia e dashurisë nuk ka shkuar ashtu siç do të donit, pasi nuk keni arritur ta manaxhoni siç duhet. Duke qenë se Saturni bashkë me Marsin janë në sektorin e dashurisë, kjo mund të ketë qenë arsyeja e ndarjeve të shpeshta që keni pasur në çift. Parnerit mund t’i jetë dashur të udhëtojë apo punojë me orë të gjata. Shiheni këtë si një sfidë para së cilës universi ju vendos, si për të kuptuar sesa e fortë është marrëdhënia juaj. Megjithatë më 27 shtator, marrëdhënia juaj do përmirësohet pa ulje-ngritje të shpeshta.

VIRGJËRESHA

Me fillimin e muajit, eklipsi i 1 shtatorit do shfaqet në shenjën e Virgjëreshës, duke krijuar një rrugë të re, sidomos për të lindurit më 1 shtator. Do filloni ta shihni veten nën një tjetër optikë, do të jeni më të guximshëm dhe do t’i keni më të qarta qëllimet tuaja. Kur të ndiheni gati për ta bërë, universi do jetë në anën tuaj për t’ju mbështetur.

Këtë muaj do të keni gjithashtu dëshirë për të ndryshuarpamjen tuaj, gjë që është një reflektim i të gjitha ndryshimeve që do bëni. Mërkuri do vendoset në prapavijë dhe do vazhdojë të qëndrojë kështu deri në 22 shtator. Prisni këtë datë për t’u marrë me pamjen. Eklipset janë mjeti më i fuqishëm që universi ju jep për të ndikuar në ndryshimet që ju ndodhin, kështu që ky muaj do jetë muaji i ndryshimeve. Eklipsi i 1 shtatorit sjell Mërkurin më pranë jush dhe kjo është një gjë e mirë. Qëndroni optimist, pasi një e ardhur financiare pritet këtë muaj.

Eklipsi i dytë, një hënë e plotë më 16 shtator bën që marrëdhënia juaj të prekë kulmin e saj. Do të fejoheni, martoheni ose nëse nuk ndiheni gati për këtë hap, do i premtoni njëri-tjetrit siguri. Nëse keni qenë në një marrëdhënie jo të lumtur, ky është momenti për t’u larguar prej saj. Eklipset hënore janë si tre Hëna në një, kësisoj kanë shumë fuqi dhe energji. Nëse shkoni mirë me partnerin dhe ai po has në një periudhë të vështirë, duhet ta mbështesni!

Përpos shqetësimeve që partneri mund të ketë, një tjetër problem do shfaqet, pasi familja juaj do ta ketë të vështirë të pranojë njeriun me të cilin keni krijuar lidhje. Biseda midis tyre duhet të bëhet mbrëmjen e 15 shtatorit. Bëni mirë të siguroheni që keni mbështetjen e njëri-tjetrit duke qenë se tonet mund të nxehen.

Në jetën personale, përqëndrohuni më së shumti tek objektivat familjare Vendosni cilat prej tyre meritojnë të merren në konsideratë dhe cilat duhet të injorohen. Familja është një pjesë e rëndësishme e jetës, prej së cilës nuk duhet të distancoheni. Por në të njëjtën kohë, tregohuni të matur. Neptuni do t’ju ndihmojë ta bëni këtë gjë kështu që mos u mundoni t’i gjykoni situatat më shpejt seç duhet. Do jetë pak e pamundurqë t’i shihni gjërat qartë, kështu që merrni kohën e duhur për të reflektuar dhe gjykuar. Gjatë fundit të muajit, gjërat do jenë më të qarta.

Me siguri nuk e dini që viti i ardhshëm është viti më i mirë në 12 vjet. Një vit kur planeti i pasurisë do t’ju drejtojë në udhën tuaj. Megjithatë në muajt që kanë mbeturnga ky vit, do t’ju duhet të punoni shumë dhe të gjeni burime të reja të ardhurash. Paratë që do merrni nuk do jenë çështje fati apo shpërblime ekstra- ato do jenë para që do t’i fitoni nga puna juaj. 25 dhe 16 shtatori do jenë ditët më fitimprurëse. Përdoreni datën e 30 shtatorit për të prezantuar një ide apo për të nisur një biznes të ri!

PESHORJA

Vitet e fundit keni ecur në rrugë tepër të vështira. Jeta nuk ka qenë aspak e lehtë, kjo falë disa problemeve që normalisht duhet të kishin ardhur ndër vite, por juve ju erdhën të gjitha përnjëherësh. Ndonjëherë, sfidat mund t’ju jenë dukur të pafundme dhe nuk keni gjetur mundësi as për të marrë frymë. Nëse shihni pas, i gjithë ky kalvar vuajtjesh ka filluar në mars të vitit 2009. Por, fatmirësisht, kësaj periudhe të vështirë po i vjen fundi me ardhjen e Jupiterit-planetit të fatit të mirë- në shenjën tuaj më 9 shtator. Kjo ndodh për herë të parë në 12 vite.

Nga kjo pikë, do të filloni të përjetoni vitet më të mira në jetën tuaj ndaj bëni gati listën e dëshirave. Me ardhjen e Vitit tuaj të Smeraldtë, duhet të jeni të qartë për gjërat që doni të arrini në jetë. Gjasat janë që mund të gjeni dashurinë e jetës suaj. Gjithashtu do të përfitoni ndere nga njerëz të rëndësishëm, do të keni shëndet më të mirë, do të udhëtoni dhe do të ndjeni se jeni në vendin e duhur në momentin e duhur. Ky do të jetë një vit për t’u mbajtur mend, duke nisur nga 10 tetori i 2017-ës.

Ditët tuaja më me fat për këtë vit do të jenë 25 dhe 26 shtatori pasi për herë të parë në një dekadë, Dielli do të bashkohet me Jupiterin në Peshore. Në një prej këtyre dy ditëve, përpiquni sa më shumë që të arrini diçka që e doni prej vitesh sepse do të keni mbështetje të fuqishme. Këto do të jenë ditë të lumtura, veçanërisht nëse e keni ditëlindjen në një rreze 5 ditore prej këtyre datave.

Hëna e Re e 30 shtatorit do të jetë një nga më përralloret e këtij viti. Një Hënë e Re gjithnjë hap një derë prej 10 ditësh për të vepruar në lidhje me një çështje që e keni përzemër ndaj veproni me vetbesim sepse jeni të mbrojtur.

Ndonëse jo të gjitha ofertat tuaja do të pranohen, një pjesë më e madhe se zakonisht do të kenë sukses dhe planet do të zhvillohen aq shpejt sa do të jetë e pabesueshme për ju. Kështu do të merrni edhe vëmendjen e disa personave të rëndësishëm.

Në këtë muaj të zënë me punë do të keni edhe dy eklipse. I pari do të jetë më 1 shtator në Virgjëreshë, ndërsa i dyti në 16 shtator në shenjën e Peshqve. Gjatë të parit, do të ndjeni nevojën për t’u konsultuar me një ekspert në mënyrë që të hiqni një zakon i cili ju shqetëson. Kësaj radhe do t’ia dilni, ndonëse mund të keni dështuar në të shkuarën.

Eklipsi i 16 shtatorit do të përqëndrohet tek shëndeti juaj dhe tek puna. Qëndroni të fortë sepse do t’ju duhet të punoni me ultimatume të vështira për 4 ditë. Gjërat që ndodhin gjatë eklipseve kanë peshë dhe gjithnjë shohin drejt së ardhmes. Qendroni të vëmendshëm!

AKREPI

Karakteristike për shenjën tuaj është zakoni i të qëndruarit goxha në vetmi, pasi ju pëlqen të reflektoni në shtëpinë suaj për gjërat që ju kanë ndodhur gjatë javës. Plutoni, sunduesi juaj, ju mëson të përqëndroni energjinë tuaj në një qëllim të vetëm dhe të mos hutoheni me mendimet dhe veprimet tuaja. Për këtë arsye, do t’ju pëlqejë trendi i këtij muaji, kur Jupiteri të vendoset për herë të parë në Peshore, dukuri që nuk ka ndodhur qysh prej vitit 2005. Ju po përgatiteni për Vitin tuaj të Smeraldtë, vitin më të mirë të jetës suaj që do të fillojë në tetor 2017. Mund t’ju duket diçka e largët, por do duhet të filloni të mendoni që tani për ato që doni të arrini në atë kohë.

Duke patur përpara një vit kaq të rëndësishëm dhe të rrallë, është thelbësore të mendoni për 5 ose 6 ngjarjet e jetën tuaj, ato që ju kanë bërë më të lumtur. Po futeni në një cikël të ri kështu që duhet të filloni të mendoni se çfarë do të doni të merrni me vete dhe çfarë doni të lini pas duke e fshirë nga jeta juaj.

Mendoni për qëllimet tuaja. Hiqni ato që ju duken të papërshtatshme dhe shtojini listën tuaj ato që doni të arrini. Sa më të përgatitur të jeni, aq më i mirë do të jetë ky vit për ju. Mërkuri do të shkojë në parapavijë në fillim të këtij muaji deri më 22 shtator, dhe me gjithë planet që do të shtyhen apo do të fshihen, do të keni kohë në dispozicion për të menduar më hollësisht çfarë doni në jetën tuaj.

Ky muaj gjithashtu do të ketë dy eklipse. Ndonëse nuk jeni shenja më sociale e Zodiakut, eklipsi i 1 shatorit do t’ju ‘çojë’ në një event luksoz dhe të bukur, si një dasmë apo një festë tjetër. Kjo do të jetë një Hënë e Re në Virgjëreshë dhe do të ndriçojë shtëpinë tuaj të 11 të miqësive/eventeve/njerëzve të rinj dhe kontakteve. Hënat e Reja hapin rrugë të reja kështu që mund të gjeni një kontakt të rëndësishëm, që në të ardhmen mund të shndërrohet në një miqësi të mirë. Saturni dhe sunduesi juaj Marsi, do të jenë në kënd të vështirë me këtë eklips ndaj dhe mund të shqetësoheni për kostot e pjesëmarrjes në këtë event. Megjithatë ju mund të shkoni, pasi ky mund të jetë një event i paharrueshëm. Jupiteri do të bashkohet me Mërkurin, që do të thotë se organizatorët e këtij eventi nuk do të kursejnë asgjë për t’i bërë të ftuarit të ndihen si mbretër dhe ju do të keni mundësinë të njihni njerëz të suksesshëm dhe të nxiteni nga bisedat.

Eklipsi i dytë i 16 shtatorit do të jetë një eklips hënor i plotë dhe mund të çojë tek një lidhjeje sentimentale brenda disa javësh. Në këtë pikë, ju do të vendosni për prioritetet tuaja, përfshirë atë që do të doni të ndodhë vitin tjetër me këtë lidhje. Nëse keni qenë të pakënaqur prej disa kohësh, mund të ndaheni. Nëse jeni të lumtur, mund të vendosni të fejoheni ose nëse jeni në një martesë të lumtur, mund të bëheni edhe më të afërt me partnerin.

Eklipset kanë tendencën t’i shtyjnë gjërat drejt skajeve. Mund të vendosni gjithashtu të bëni një fëmijë ose të bëni plane konkrete për fëmijët që keni. Në periudhat e eklipseve, nuk ka rrugë të mesme: Çdo gjë është ose e bardhë ose e zezë në mënyrë që ta keni më të thjeshtë të vendosni për gjërat që janë vërtet të rëndësishme për ju.

Ndërkohë që fundi i muajit afron, mund të vendosni të udhëtoni diku për t’i dhënë vetes pak relaks nga një muaj tepër i ngjeshur me punë. Hëna e Re më 30 shtator do t’ju japë mundësi të mira për këtë. Do të doni të shijoni disa ditë në ambiente luksoze, pranë ujit, ndoshta në një ishull. Ngërçi financiar që keni përjetuar do të lehtësohet dhe takimi i Diellit me Jupiterin më 26 shtator do të sjellë një moment tepër të rëndësishëm në karrierën tuaj. Do të hidheni përpjetë nga gëzimi!

SHIGJETARI

Një kurorë e yjeve do të vezullojë në shtëpinë tuaj të 10-të diellore të nderimeve, çmimeve, arritjeve dhe famës, duke e bërë shtatorin muajin që do mbahet mend për krijimin e një emri të rëndësishëm. Në mesin e atyre trupave qiellorë do të jetë Dielli i fuqishëm, Jupiteri i fatit të mirë, Mërkuri i pasur me lajme, eklipsi diellor dhe një Hënë e Re- më 1 shtator në shenjën e Virgjëreshës. Eklipset tipike vijnë zakonisht 4 herë në vit dhe vetëm këtë shtator do të ketë 2 të tilla. Lidhni rripin tuaj të sigurimit për shkak se një përparim i madh në karrierë mund të ndryshojë jetën tuaj nga brenda jashtë dhe të gjitha këto për mirë.

Eklipset godasin si vetëtima, ndaj ju ndoshta nuk do ta vini re sesa emocionuese është duke u bërë jeta juaj deri kur të vijnë lajmet e reja. Mërkuri është aktualisht në prapavijë deri më 22 Shtator, ndaj duket se ju do të dëgjoni të reja nga një klient i mëparshëm, punëdhënësi apo ndonjë koleg që beson te ju dhe do të dëshironin t’ju kishin sërish pjesë të punës së tyre. Në këtë rast ju mund të bëni lëvizje dhe ta harroni rregullin se ‘kurrë mos pranoni një punë apo mos firmosni kur Mërkuri është në prapavijë”-nuk vlen për këtë rast, por vetëm në rast se i ktheheni një marrëdhënieje të mëparshme.

Shtëpia juaj do të kërkoj vëmendje në eklipsin hënor të Hënës së Plotë, më 16 shtator. Më në fund ju mund të gjeni një vend të ri për të jetuar, të bëni rinovime masive ose riparime. Nëse dëshironi të mbylleni në një shtëpi, ose të shisni një pronë të caktuar, caktoni data pas 22 shtatorit. Eklipset e Hënës së Plotë i çojnë disa çështje në një përfundim më të shpejtë. Nëse keni qenë duke menduar në lidhje me një nga prindërit tuaj dhe shpresoni të ndihmoni nënën ose babain tuaj në një farë mënyre, ju me gjasa do të gjeni situatën e duhur.

Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit të mirë, do të lërë shtëpinë tuaj të 1-të të famës dhe nderimeve në 9 Shtator dhe do të shkojë në shtëpinë tuaj të 11-të të shpresave dhe dëshirave. Kjo është një zonë zanash në kartelin tuaj yjor, me një cilësi magjepsjeje që kur rrethohen nga planete positive (siç keni ju) mund t’ju ndihmojë të bëni ëndrrat tuaj realitet. Shkundeni nga pluhuri listën tuaj të dëshirave të dashur Shigjetar! Jupiteri gjithashtu do t’ju ndihmojë në bërjen e kontakteve të reja e të rëndësishme dhe në mesin e tyre, një ose dy miq të rinj, do t’ju ekspozojnë ju ndaj ideve dhe njerëzve të rinj. Miqtë tuaj të rinj dhe kontaktet që ata kanë do të kenë një impakt të fortë në të ardhmen tuaj.

Nëse jeni i vetë-punësuar, shtëpia e 11-të është edhe zona e përfitimit nga propozimet, sukseset dhe përpjekjet e bëra nga ju në ciklin e fundit të Jupiterit, kur ai qëndronte në shtëpinë e 10-të. Tani ju do të shihni frytet e asaj që mbollët nga gushti i 2015-ës deri në shtator 2016. Paratë do të vijnë te ju në formë të drejtpërdrejtë nga arritjet tuaja profesionale në të shkuarën.

Ju mund të jeni pjesë e një ngjarjeje luksoze, një eventi festiv gjatë fundjavës së 24-25, ose të hënën e 26 shtatorit. Eventi do të jetë i populluar me njerëz të suksesshëm që janë të dashur e mikpritës me të cilët do të ndani biseda emocionuese. Kur sundimtari juaj Jupiteri kombinon energjitë me Diellin, që krijon lajme të reja të rëndësishme, do t’ju ndihmojë të krijoni kujtime që do të zgjasin përgjithmonë.

BRICJAPI

Muaji i përsosur për një udhëtim të largët në një vend që s’e keni vizituar më parë. Dielli, Jupiteri fatsjellës, Mërkuri i lajmeve e udhëtimit dhe një eklips i ri diellor në shenjën e Virgjëreshës më 1 shtator, do të përshpejtojnë planet tuaja.

Nëse keni detyrime në shtëpi që nuk ju lejonë të udhëtoni, ky eklips mund t’ju kthejë në shkollë për një specializim. Nëse punoni në media apo botime mund të nënshkruani një marrëveshje të re që do t’ju kërkojë të punoni jashtë apo të shkruani në gjuhë të huaja. Diçka mund të ndodhë në shtëpi; prindërit tuaj mund të kenë nevojë për vëmendje, por ju do të dini ta përballoni siç duhet.

Eklipsi i dytë këtë muaj do të jetë i Hënës së Plotë më 16 shtator. Kjo hënë e plotë do të jetë e fuqishme dhe do t’ju dërgojë përsëri diku, por më afër shtëpisë. Veprimtaritë kryesore këtë muaj do të kenë të bëjnë me të shkruarit, komunikimin, redaktimin, aktrimin, përkthimin, sepse ky eklips bie në shtëpinë e komunikimit.

Jupiteri i dhuratave do të vendoset tek Peshorja duke ndriçuar shtëpinë tuaj të vlerësimit dhe arritjeve. Keni një shpirt ambicioz dhe do të shikoni rezultatet e punës së shkëlqyer që keni bërë me një ngritje në detyrë, ose emri juaj do të përmendet në muajt në vijim. Nëse jeni të vetëpunësuar, do të gjeni një klient të rëndësishëm.

Hëna e Re e 30 shtatorit do t’i vërë të gjitha në lëvizje, kështu që lajmet do të vijnë më herët sesa e prisnit. Bëhuni gati ta shikoni veten në piedestal. Prisni dy ditët më me fat të vitit, 25-26 shtator kur Jupiteri do t’i bashkohet Diellit- një ngjarje e rrallë- dhe karriera juaj do të marrë hov. Edhe paratë; prisni një shumë të madhe që do t’ju vijë në një dorë.

Gjatë eklipsit të 16 shtatorit mund të nënshkruani një kontratë, por edhe nëse jeni nën presionin e kohës, mos firmosni. Prisni ditët me fat; 25-26 shtator- ose pas hënës së re të 30 shtatorit. Kjo është hëna më e mirë e re e 2016-ës, që do t’ju sjellë fat dhe lumturi.

Marsi dhe Saturni do të rrotullohen pranë Shigjetarit këtë muaj. Kujdesuni për kockat dhe dhëmbët; shikoni ku hidhni hapin sepse nuk do të doni incidente.

Sapo Marsi të vendoset tek Bricjapi nga 27 shtatori deri në 9 nëntor, do të nisë një cikël i ri energjie. Mblidhni forcat për të arritur diçka që duket e pamundur, në çdo fushë të jetës, pasi me shumë gjasa do ta arrini. Marsi do t’ju japë pasion, energji, dëshirë, vendosmëri. Me Marsin pas jush do të jeni të përkëdhelurit e horoskopit.

UJORI

Këtë muaj do të shpërbleheni shumë financiarisht. Eklipsi diellor i 1 shtatorit në Virgjëreshë do t’i vërë gjërat në lëvizje. Nëse jeni në pritje të një shume parash, përgjigjia do t’ju vijë thuajse menjëherë pas eklipsit. Mund të filloni bisedimet për një shitje projekti ose mund të aplikoni për një kapital investimi për biznesin. Do të ketë pengesa, por keni burimet tuaja. Nëse do t’ju vijë ky fat i madh do t’ju duhet një partner biznesi, avokat apo këshillues. Ky njeri do të vërtetojë se është një mbështetje e madhe.

Mos harroni se Mërkuri, planeti i tregtisë dhe negocimeve, do të jetë në prapavijë deri në 22 shtator, kështu që çfarëdo të keni për të firmosur, bëjeni pas kësaj date, mundësisht disa ditë më vonë. Gjatë prapavijës së Mërkurit mos bëni blerje pajisjesh apo pronash dhe kini kujdes për objektet e rëndësishme: portofolin, patentën, syzet e preferuara, pasi mund t’ju humbasin.

Në mes të muajit, ngritja e rrogës dhe çështjet e të ardhurave do të jenë qendra e vëmendjes suaj. Mos ngurroni të bëni ndryshime në çështjet e burimit të të ardhurave, sepse do të jetë në avantazhin tuaj.

Teksa i afroheni fundit të muajit do të jeni të gatshëm të zgjeroni horizontin tuaj kulturor në shumë mënyra; ditët më me fat të vitit, 25-26 shtatori dhe një hënë e mrekullueshme e re më 30 shtator, mund t’ju mundësojnë një udhëtim jashtë vendit, ose të përmbyllni një diplomë. Mund të ndërmerrni një shkrim të rëndësishëm dhe do ta shijoni studimin për këtë. Hëna e re do të jetë në Peshore, shenjën e partneritetit, kështu që mund të bashkëpunoni me dikë që ka shumë për t’ju dhënë. Me Jupiterin fatsjellës, do të shijoni jetën e ëmbël.

PESHQIT

Dy eklipse po vijnë në rrugën tuaj- i pari do të bjerë në shenjën tuaj të kundërt, atë të Virgjëreshës më 1 Shtator, duke e fokusuar vëmendjen tek partneriteti dhe paraja. Ju mund ta shihni me më shumë seriozitet marrëdhënien kur vjen puna te një person special; ose të mendoni të fejoheni, martoheni ose të angazhoheni me një person që është pjesë e biznesit këtë muaj. Një kurorë yjesh janë rreshtuar në shtëpinë tuaj të 7-të diellore të partneritetit, martesës, Jupiterit- fatit të mirë, Mërkurin e lajmeve të reja dhe Diellin e eklipsin e Hënës së re te Virgjëresha, që ju sjell mundësi të reja. Ky eklips do të hap bisedimet. Saturni dhe Marsi do të jenë në kënd të vështirë me eklipsin, duke ju treguar se ju duhet të kapërceni mbi një pengesë. Ju mund t’ju duhet të lini një partner biznesi për një tjetër në rast se nuk jeni të kënaqur. Jupiteri dhe Mërkuri do të jenë përkrah, duke i bërë rezultatet e eklipsit të 1 shtatorit shumë pozitive për ju.

Kjo nuk është koha më e mirë për të vulosur premtimet me partnerin tuaj në dashuri apo në biznes, duke qenë se Mërkuri do të jetë në prapavijë deri më 22 Maj. Nuk është veprim i zgjuar të bëni ndonjë plan zyrtar ndërsa Mërkuri është në prapavijë. Nuk është gjithashtu zgjedhje e mençur të nisni një punë të re. Përjashtim nga rasti bën vetëm nëse shkoni përsëri te një ish-shef apo te kompania ku keni punuar- në këto raste mund të vazhdoni sepse nuk jeni duke filluar diçka të re, por po vazhdoni diçka të mëparshme. Nëse keni nënshkruar dokumente për çdo lloj sipërmarrje te re përpara se Mërkuri të shkojë në prapavijë, diku në gusht, atëherë jeni të lirë të bërë përgatitjet e fundit për të ecur përpara.

Një eklips i dytë i Hënës së Plotë më 16 shtator sjell arritjen e majës së diçkaje shumë të rëndësishme. Gjatë këtij eklipsi një marrëdhënie që ju prek thellë do të konsolidohet. Ndërkohë, falë afrimitetit të Jupiterit dhe Diellit, me shumë gjasa do të nënshkruani një marrëveshje fitimprurëse; nëse jeni të vetëpunësuar biznesi juaj do të grumbullojë të ardhura të majme. Gjithashtu ky eklips mund të sjellë lajme të mira mbi shëndetin dhe formën trupore. Ka shumë dhurata për ju- dhe mund t’ju vijnë të gjitha njëherazi.

Sa për financat, datat 25-26 të këtij muaji, kur Dielli dhe Jupiteri do të jenë në një pozicionim të rrallë, do të jenë ditë të arta. Nëse blini një biletë lotarie do të jeni të favorizuar.

Vetëm pak ditë më vonë do të vijë një ndër Hënat e reja më të shkëlqyera të 2016-ës, më 30 shtator. Me gjasa do t’ju kthejnë shuma të mëdha që mund t’ju kenë marrë hua. Mund edhe të fitoni një shpërblim në para, por duke sjellë komisione shtesë ndaj duhet të jeni të kujdesshëm. Edhe pse ky muaj favorizon ata që janë tashmë në një marrëdhënie që të kalojnë në një stad tjetër, nëse jeni vetëm, duhet të shijoni kohën kur Afërdita shkon tek Akrepi nga data 23 shtator. Dashuria do të shkëlqejë sapo Marsi të hyjë në shenjën e Bricjapit nga 27 shtatori deri në 9 nëntor. Do të keni aktivitete me shoqërinë, kështu që bëni gati garderobën. Do të fitoni shumë vëmendje; të gjithë do t’i kenë sytë nga ju.

Please follow and like us: