Albspirit

Media/News/Publishing

Kabul: Të paktën pesë të vrarë nga dy sulme vetëvrasëse


Ilustrim

Dy sulmues vetëvrasës kanë sulmuar një zonë të populluar afër Ministrisë së Mbrojtjes në Kabul, duke vrarë të paktën pesë persona.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sediq Sediqqi ka thënë se dy sulmuesit ishin duke ecur kur kanë shpërthyer eksplozivët e tyre njëri pas tjetrit. Ai njoftoi se në të vrarë kanë mbetur një polic dhe disa civilë që ishin aty pranë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ëaheed Majroh, ka njoftuar se edhe 13 persona janë plagosur.

Përmes rrjetit social Tëitter, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë se sulmi mbi Ministrinë e Mbrotjes ishte i pari, ndërkaq sulmi i dytë kishte goditur policinë.

Një sulm në muajin shkurt i kryer nga talibanëve, la të vdekur të paktën 15 persona dhe plagosi më shumë se 30 të tjerë.

Please follow and like us: