Pllaka përkujtimore në Shkup
Nëna Tereza lindi në qendër të kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup. Shtëpia ku ka lindur ajo u shkatërrua nga tërmeti i rëndë i vitit 1963. Në këtë vend, sot qendron një pllakë përkujtimore në mbishkrimin e së cilës ndër të tjera thuhet: „Bota nuk është vetëm e uritur për bukë, por për dashuri“.
Shtëpia muze në Shkup
Jo shumë larg sheshit kryesor në Shkup ndodhet “Shtëpia e Nënë Terezës”, një muze dedikuar punës e përkushtimit të vajzës së madhe të qytetit. Shtëpia muze ndodhet pikërisht aty, ku para tërmetit ndodhej Kisha Katolike, ku u pagëzua Nëna Terezë. Muzeu ka një koleksion të objekteve nga jeta e Nënë Terezës në Shkup dhe relike nga jeta e saj e mëvonshme.
Statuja në Shkup
Para shtëpisë muze është vendosur një statujë e Nënë Terezës me veshjen e saj të zakonshme dhe me duart e lidhura. Puna e „Nënës së të varfërve“ vazhdon të mbështetet në Maqedoni. Urdhëri i Nënë Terezës, aktiv në mbarë botën, është i pranishëm edhe tek disa misione në Shkup.
-
Statuja e Nënë Terezës në Tiranë
Në jug të qendrës së Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, ndodhet sheshi Nënë Tereza. Krahas sheshit Skënderbej ky është një nga sheshet kryesore të kryeqytetit shqiptar.
Përmendorja e Kosovës për Nënë Terezën në Prishtinë
Ashtu si në Maqedoni dhe në Shqipëri edhe në Kosove rrugë dhe sheshe mbajnë emrin e Nënë Terezës. Në vende të ndryshme janë vendosur edhe monumente për të si statuja (në fotografi) që ndodhet në zemrën e rrugës kryesore të Prishtinës, që po ashtu mban emrin e Nënë Terezës.
Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë
Në Prishtinë, në vitin 2010 u inagurua katedralja e re në nderim të murgeshës Nënë Terezë. Guri i themelit për katedralen e re ishte vendosur mën 2003 nga peshkopi i atëhershëm i Prishtinës, Mark Sopi. Vetëm rreth pesë për qind e popullsisë së Kosovës janë katolikë, shumica janë myslimanë.
Aeroporti „Nënë Tereza“ në Tiranë
Në vitin 2003 aeroporti i Tiranës u pagëzua me emërin Nënë Terezës, e cila kishte prejardhje shqiptare. Aeroporti i Tiranës është i vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri dhe ndodhet afër kryeqytetit. Emrin e motrës së madhe të urdhërit mban edhe Qendra Spitalore Universitare në Tiranë.
Autostrada në Maqedoni
Jeta e Nënë Terezës mori udhë nga Shkupi deri në Kalkuta. Rruga që mban emrin e saj sot bashkon Maqedoninë me Shqipërinë dhe Bullgarinë. I ashtuquajturi Korridori i 8-të, që mban emrin “Nënë Tereza” është në zgjerim e sipër. Deri në vitin 2018 parashikohet të përfundojë aksi jug – perëndimor mes Kërçovës dhe Ohrit.
Shtëpia e familjes së Nënë Terezës në Tiranë
Pikërisht në këtë shtëpi (në fotografi) në rrugën “Hajdar Hidi” në Tiranë jetoi nëna dhe motra e Nënë Terezës nga viti 1930 deri në vitin 1946. Gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri më 1989 Nënë Tereza vizituar ndër të tjera edhe shtëpinë, ku kishte jetuar familja e saj.