Kundrimi i gjërave të bukura ndihmon sistemin imunitar
Mahnitja para diçkaje të bukur dhe emocionuese, si një vepër arti, simfoni apo një peizazh ndihmon sistemin imunitar, sipas një studimi nga Universiteti i Berklit në Kaliforni (SHBA), që shqyrtoi reagimet e 200 vullnetarëve të cilët iu nënshtruan përvojave pozitive si kundrimi i një pikture apo dëgjimi i muzikës. Rezultati:studentët që përjetuan ndjesinë e të qënit mirë prodhuan më pak citokininë, molekula që çlirohen nga sistemi imunitar për të luftuar sëmundjet dhe infeksionet. Nivelet e larta të këtyre substancave, zbulojnë sëmundjen e organizmit.
Please follow and like us: