Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel takohet me Erdogan, zbuten tensionet mes dy liderëve

merkelKancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan Taip u takuan në samitin e G20, duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrin, pavarësisht tensioneve të Ankarasë me vendet e bllokut.

Çështja e emigrantëve BE-Turqi dhe masat e marra nga Erdogan pas grushtit të dështuar të shtetit, kanë sjellë debate mes Gjermanisë dhe Turqisë. Gjithashtu, edhe marrëdhëniet mes grupit të Brukselit dhe Turqisë janë përkeqësuar pas grushtit të shtetit dhe refuzimit të Erdogan për tu tërhequr nga masat e marra.

Mirëpo, pavarësisht problemeve, Merkel u përpoq që të zbuste tensionet me Turqinë. Udhëheqësja gjermane deklaroi se ajo është optimiste se 28 vendet anëtare të bllokut dhe Turqia do t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, për sa i përket lëvizjes së lirë për shtetasit turq në vendet e BE-së.

“Diskutimet me Komisionin Europian po vazhdojnë dhe janë intensive”, tha ajo.

Please follow and like us: