Në Kishën ku Gonxhe Bojaxhi u fal murgeshë
Kisha e fshatit Letnice të Kosovës është vendi ku Gonxhe Bojaxhiu, 17 vjeçe, dha betimin se do të nisej në rrugën e Zotit. Kufiri me Maqedoninë kishte afër në zonën e Vitisë, ku jetojnë shumë besimtar katolik.
Meshë dhe lumturi në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës. Fshatarët janë të lumtur që emri i kësaj humanisteje lidhet me vendin e tyre.
Me shume se kaq e ndjejnë nevojën për lutje. Disa mbajnë mend edhe vizitat e saj në këto anë.
“Ajo ka qenë një grua që ka ndihmuar të gjithë dhe ne kroatët jemi shumë të lumtur dhe lutemi për të. Ajo nuk shihte fenë dhe kombet, por ndihmonte çdo njeri në rrugë”, shprehet Olga Rodic, kroate nga Kosova.
Ky fshat ku ndodhet kisha nuk ka vetëm besimtarë katolik. Aty jetojnë muslimanët, një pakicë kroate nga Kosova.
Për shqiptarët është festë e dyfishtë.
“Ne jemi popull me tre fe: Katolik, mysliman, ortodoks. Por gjithmonë kemi qenë një komb që ka pasur dhe ka respekt, i cili pikëzohet sot me Nënë Terezën. Nënë Tereza nuk është imja, ajo është jotja. Nënë Tereza nuk është lutur për katolik, ajo u lut për Kosovë, për Shqipërinë. Nënë Tereza e ka dashur botën mbarë. Ajo ka treguar se ia ka dhënë familja atë dashuri. Ajo i ka treguar botës se kush janë dhe çfarë janë shqiptarët”, shprehet Don Marijan Lorenci, Famulltar në Letnicë.