Albspirit

Media/News/Publishing

Nënë Tereza bëhet Shën Tereza

Shenjtorja më e re: Nënë Tereza bëhet Shën Tereza . Në ceremoninë festive qenë mbledhur më shumë se 100,000 besimtarë nga e gjithë bota

Nënë Tereza është tani zyrtarisht shenjtore. Papa Françesku e shpalli të dielën në Sheshin e Shën Pjetrit themeluesen e Urdhërit “Misionaret e Bamirësisë” dhe fituesen e çmimit Nobel për Paqen në vitin 1979, shenjtore për besmimtarët e fesë katolikët.

Në ceremoninë festive qenë mbledhur më shumë se 100,000 besimtarë nga e gjithë bota. Po ashtu në ceremoni morën pjesë edhe 13 kryetarë qeverish e shtetesh, në mes tyre dhe kryeministri i Indisë Narendra Modi. Murgesha shqiptare, e famshme në të gjithë botën mori shtetësinë indiane në vitin 1948.

Nënë Tereza ka lindur në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë.

Pas kanonizimit Papa ftoi 1.500 të pastrehë dhe të varfër nga e gjithë Italia për drekë në Vatikan. 250 motra të urdhërit të Nënë Terezës shërbyen për mysafirët në hollin e sallës së pritjeve në Vatikan pizza Napoletana.

Please follow and like us: