Albspirit

Media/News/Publishing

Nipi i ish-zyrtarëve të lartë jugosllavë, Ylli Hoxha (VV), sulmon Përfaqësuesen e Kosovës

Nipi i ish-zyrtarëve të lartë jugosllavë, Ylli Hoxha (VV), sulmon Përfaqësuesen e Kosovës

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Ylli Hoxha, ka sulmuar Federatën e Futbollit të Kosovës mbi primesa patriotike dhe shqiptaromëdha. Sa për rikujtim: babai dhe gjyshi i Ylli Hoxhës ishin zyrtarë të lartë të Jugosllavisë. Express nuk e di nëse edhe katragjyshi i Hoxhës ishte pushtetar i lartë – në ndonjërën nga ish-Jugosllavitë.

Lëvizja Vetëvendosje përmes eksponentëve të saj po vazhdon të godas përfaqësuesen e Kosovës në futboll. I fundit është Ylli Hoxha, i cili përmes një statusi në Facebook, shfaq tërë potencialin e tij “shqiptaromadh”.

“Te dashur zyrtare te FFK-se, tifozet e Kosoves jane tifoz kuqezi…flamurin kuqezi nuk ua ndaloni kur luan Kosova. Ju keni dy mundesi ose t’i pranoni ashtu sc jane, kuqezi, ose t’i importoni ca tifoz nga Kina qe ua respektojne keto rregulla idiote!”, shkruan Hoxha.

Në fakt, vendimit për të mos lejuar flamuj kuqezi në Turku, ku luan sot Kosova me Finlandën, është vendimi i federatës finlandeze. Hoxha, trupërisht, këtë vendim ia atribuon Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndryshe, Ylli Hoxha, si asistent i Veton Surroit në kohën e negociatave në Vjenë, ka marrë pjesë në hartimin e ligjeve që i garantojnë eksterritorialitet manastireve serbe në Kosovë. Atëbotë, partia që sot i përket Hoxha, Vetëvendosje, kishte protestuar ashpër, e madje edhe dy njerëz kishin vdekur në sheshin e Prishtinës.

Vlen të ceket se Ylli Hoxha – sic dëshmon edhe përmes emrit të tij, rrjedh nga një familje pushtetarësh jugosllavë. Gjyshi dhe babai kanë mbajtur funksione të larta në Jugosllavi; në shtetin ku mijëra shqiptarë janë dënuar me mijëra vite burg për Flamurin Kuq e Zi, të cilin sot Ylli Hoxha kinse e ka përzemër.

Please follow and like us: