Rita Ora: Koncertin për Nënën Tereze nuk do ta harroj kurrë
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e cila mrekulloi me interpretimin e saj përkrah artistëve të tjerë shumë të njohur shqiptarë në koncertin kushtuar shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan mbrëmjen e djeshme, është shprehur se ai event është një moment që nuk do ta harrojë kurrë.
Përmes një statusi të publikuar në faqen e vet në Facebook, 25-vjeçarja shpreh krenarinë që përmbushi rolin e ambasadores së Kosovës duke kënduar për nder të Nënë Terezës.
“Jam e nderuar që u ftova duke përmbushur detyrën si ambasadore e Kosovës për të kënduar për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës. Të këndoja ‘What Child Is This’, në nder të jetës së Nënë Terezës, do të jetë përgjithmonë një nga momentet më të lumtura të jetës sime”, shkruan këngëtarja shqiptare.