Albspirit

Media/News/Publishing

Rita Ora, pjesë e fushatës britanike #Refugenes

Çfarë kanë të përbashkët artistët Rita Ora e Jamie Cullum, shkrimtarët Ben Elton e Neil Gaiman, komiku Shappi Khorsandi e arkitekti Richard Rogers?

Të gjithë kanë qenë refugjatë, familjet e të cilëve janë larguar nga vendbanimi shkaku i luftës, sipas një kampanje vetëdijesuese për refugjatë në Britani të Madhe.

Kampanja për ndihmën ndaj refugjatëve është lansuar nga organizata bamirëse “Help Refugees”, e cila ka për synim të rritë vetëdijen për numrin e personave në Britani të Madhe të cilët kanë një histori familjare që ka të bëjë me ikjen nga një konflikt, raporton emisioni “Express Summer”, transmeton Koha.net. Në lidhje me të lartpërmendurën, filloi të përhapet thurja #refugenes e po merr mjaftë vëmendje në rrjete sociale.

Pjesë e fushatës dhe klipit i cili nis me pyetjen “Kush mendoni se janë refugjatët?” janë persona nga një spektër i gjerë profesionesh si kantautor, lider spiritual, shkrimtarë, disenjatorë mode, aktorë e të tjera.

Në klipin e shkurtër të titulluar “A ke gjene të refugjatit?” merr pjesë edhe ylli shqiptar Rita Ora.

Të gjithë, përfshirë edhe këngëtaren Ora, dhanë një histori të shkurtër të migrimit nga shteti amë në Britani të Madhe.

“Përshëndetje, unë jam Rita dhe kur unë isha vetëm një vjeçe, familja ime u largua nga atdheu sepse një luftë po fillonte” shpjegon Rita në këtë klip.

https://www.instagram.com/p/BJ9o2C9gBW4/embed/captioned/?v=7Këngëtarja Rita Ora gjithashtu ka postuar një video të shkurtër rreth organizatës bamirëse në Instagram, ku dhe mundëson që klipi të shihet nga 10 milionë ndjekësit e saj.

 

Please follow and like us: