Albspirit

Media/News/Publishing

Suedia zyrtarizon ditën 6-orëshe të punës

suediSuedia ka prezantuar zyrtarisht ditën 6 orëshe të punës. Ky ndyshim nuk do të ndikojë aspak në paga, por do ta bëjë më cilësore kohën e punonjësve.

Filimundus, kompani për aplikacionet telefonike, e prezantoi këtë inovacion vitin e shkuar. Bordi drejtues i saj zbuloi se dita 8 orëshe e punës është inefektive dhe ruajtja e përqendrimit dhe efiçencës për kaq shumë orë është e pamundur për pjesën më të madhe të njerëzve. Punonjësit duhet të ushqehen, të lëvizin dhe kështu koha e tyre shpërdorohet.

Doli se punonjësit mund ta bëjnë të njëjtën sasi pune për 6 orë në vend të 8 orë dhe shpesh efiçenca vjen duke u rritur. Ata kanë më shumë kohë për veten, duke qenë më të lumtur, e si rrjedhim edhe më efikasë e të suksesshëm në punë.

 

Please follow and like us: