Albspirit

Media/News/Publishing

A KA PERGJEGJES PER DEMET EKONOMIKE QE I SHKAKTOHEN SHTETIT NGA QEVERITARET?

Andi Bejtja

Mbaj mend rreth nje vit e gjysme me pare ne lajmet e Agon Channel transmetuam nje kronike per autostraden Tirane-Durres, duke nenvizuar se harxhimet, sidomos per palmat anes rruges, ishin pa kuptim sepse superstrada pak muaj me vone rruga do zgjerohej.

Mbaj mend pata disa telefonata, shume po i bini ne qafe qeverise, shume te njeanshem jeni, etj etj. Tashme ajo kemi thene nje vit e ca me pare u vertetua, rruga do zgjerohet.

Pas kaq kohesh e risolla kete kronike per te ardhur te nje konkluzion fare i natyrshem; a do pergjigjen ndonjehere penalisht shtetaret per demet ekonomike qe I shkaktojne vendit te tyre? A do pergjigjet njeri penalisht per kete dem ne rastin e kesaj rruge?

A do pergjigjet njeri per mbi 57 milione euro dem qe patem ne rastin e Bankers? Dhe jam shume kurioz a do te pergjigjet njeri kur te vije fatura e te ashtequajtures ” Ceshtja Beketi” ku demi mund ta kaloje shifra me shume 0 mbrapa…?

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=mzt6Oyx608c?feature=oembed]

 

 

Please follow and like us: