Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Duka gërryen PS-në, eksponentë të rëndësishëm të PS-së i bashkohen Partisë Agrare. Ja emrat 

 

duka - bello - gjika - bizhga

Dy ish deputetët e PS-së Marko Bello, Gazmir Bizhga dhe ish kreu i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika që sot braktisin përfundimisht partinë e Edi Ramës. Deputeti dhe biznesmeni i fuqishëm Agron Duka, i cili së fundmi është zgjedhur edhe në krye të Partisë Agrare, duket se ka një projekt serioz dhe ambicioz për fuqizimin e kësaj force. Afrimi i shpejtë i zgjedhjeve duket se ka bërë që Duka të bashkojmë me partinë e tij figura të spikatura nga të gjitha krahët djathtas dhe majtas spektrit politik. Programi dhe pozicionimi i kësaj force politike në qendër ju krijon komoditetin përfaqësuesve të pakënaqur të çdo force që të bashkohen me Dukën, pa komplekse dhe vrarje ndërgjegje. Kështu po ndodh edhe me disa figura të rëndësishme tradicionale të Partisë Socialiste, të cilat duket nuk e gjejnë më veten në atë lloj Partie Socialiste që e ka katandisur Edi Rama, pas eksperimenteve të shumta. Sipas burimeve të sigurta mësohet se sot Partisë Agrare do ti bashkohen zyrtarisht dy ish-deputet të Partisë Socialiste dhe një ish-kryetar Bashkie, të tre socialistë të vjetër dhe me mjaft reputacion dhe ndikim brenda të majtës. Anëtarët më të rinj të Partisë Socialiste do të jenë Marko Bello, Gazmir Bizhga dhe Shpëtim Gjika. Të tre këta njihen për kontributin e vjetër në Partinë Socialiste dhe për përkrahësit e shumtë që kanë në bazë. Mësohet se kjo lëvizje nuk do të mbyllet me kaq. Pritet që qindra socialistë të tjerë të zhgënjyer, të mërzitur dhe të lodhur nga pritja pas mashtrimeve të Ramës, janë gati ti bashkohen Partisë Agrare.

Please follow and like us: